Panorama Sport (Albania)

Çelsi harron të shënojë, Poter: Nuk është fat

-

Trajneri i Çelsit, Graham Poter, refuzoi që të fajësonte fatin e keq të skuadrës së tij përpara porte, për problemin e golave. Blutë e Londrës kanë shënuar vetëm 2 gola në 5 ndeshjet e tyre të fundit dhe vijnë në ndeshjen e sotme me Sauthempto­nin pas humbjes 1-0 me Dortmundin në Champions. Vetëm Kristal Palasi në 12 skuadrat e para të Premier Ligës ka shënuar më pak gola sesa ekipi i Poterit, që ka mbyllur 7 ndeshje pa shënuar në 12 të fundit. Mbi 325 milionë paund u shpenzuan nga blutë e Londrës në merakton e janarit për transferim­in e 8 lojtarëve. “Ne mund të bëjmë gjithnjë më shumë dhe më mirë. Por në të njëjtën kohë, ne duhet të shohim situatën siç është në të vërtetë. Nuk më pëlqen që të përdor fjalën fat që nuk po shënojmë. Është diçka që ti nuk mund ta kontrollos­h. Sfida për ne është që lojtarët cilësorë që kemi në pozicionet finale, të mund ta na shënojnë”, tha tekniku anglez.

TIAGO SILVA – Ndërkohë që qendërmbro­jtësi i Çelsit, Tiago Silva, sulmoi mediat braziliane për talljet që iu bënë Enzo Fernandezi­t, pas driblimit nga Adejemi në ndeshjen me Dortmundin. Mediat shkruanin se mesfushori argjentina­s, i cili u bë blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit anglez këtë sezon, ka nevojë për një taksi. Në një postim në “Instagram” të medias “TNT”, ku ironizohej lojtari më i mirë i ri i Botërorit, qendërmbro­jtësi brazilian shkruante: “Po tregoni një mungesë totale respekti. Bëhuni më seriozë me punën tuaj”. Çelsi pagoi 107 milionë paund për transferim­in e Enzos nga Benfika në ditën e fundit të merkatos. Fernandez firmosi një kontratë 8.5-vjeçare në “Stamford Bridge”, duke u bërë blerja e tetë e pronarit Tod Bohli në muajin janar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania