Panorama Sport (Albania)

Në fushë, sërish 63 orë pas humbjes me Sitin, Arteta: Është skandaloze

-

ë të luash në Premier Ligë ditët e sotme duhet të kesh gjunjë të fortë sigurisht, duke qenë se ndeshjet janë më të shumta se kudo tjetër edhe falë dy Kupave kombëtare në program, por mbi të gjitha duhet të kesh nerva të fortë, pasi kur mendon se Arsenalit, pas humbjes me Mançester Sitin të mërkurën mbrëma, i duhet të zbresë sërish sot në mesditë në fushë (ora 12:30 angleze, ose 13:30 shqiptare), kundër Aston Vilës kjo është vërtet masakruese. Ata që kryesojnë kampionati­n së bashku me “Qytetarët” do të luajnë dy ndeshje vetëm në 63 orë distancë dhe diçka e tillë ka nisur që të tërbojë shumë trajnerin Mikel Arteta, aq më tepër pasi anuloi gjithë atë avantazh të madh me Mançester Sitin, vetëm brenda dy javësh (tri ndeshjesh). “Rregullorj­a thotë se ajo skuadër që luan në Champions të mërkurën mbrëma nuk mund të luajë të shtunën në orën e drekës, por unë mendoj se diçka e tillë duhet të jetë universale, pavarësish­t kompeticio­nit që luan. Fiziologji­kisht mendoj se pasi luajtëm me Sitin për kampionat të mërkurën, ndeshjen e prapambetu­r, federata angleze duhet të kishte marrë masat ndaj nesh dhe të shtynte sfidën tonë për një orar më të vonë, ose të dielën. Por kështu jo, kështu është masakruese. E them këtë sepse gjithmonë dëgjojmë njerëzit me pushtet në sport që bëjnë fjalime për të ruajtur lojtarët, të shmangim dënimet, po ku është zbatimi i këtyre fjalëve të bukura?! Unë shpresoj që apeli im të merret parasysh dhe të jetë hera e fundit që zbresim brenda një distance prej 63 orësh dy herë në fushë, pasi nuk është aspak korrekte dhe sportive. Gjithsesi, ne do të bëjmë detyrën tonë. Do të zbresim në fushë dhe duam të rikthehemi te fitorja ndaj Aston Vilës”, deklaroi Arteta. Për sa i përket ndeshjes së sotme të drekës, Arsenali do të vazhdojë të bëjë pa sulmuesin brazilian, Gabriel Zhezus, por mund të mungojë edhe titullari i mesfushës, Tomas Partej. Ndërkohë, ka rikuperuar nga dëmtimi Emil Smith Rou.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania