Panorama Sport (Albania)

Siti do të kishte 3 pikë më shumë pa VAR-IN

Arsenali në të njëjtën kuotë, Liverpuli është më i fituari

-

Pavarësish­t anke save të fundit të tra jnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, për vendimet e VAR-IT, “Topçinjtë” do të kishin 3 pikë më pak sesa Mançester Siti në klasifikim­in e Premier Ligës në rast se teknologji­a nuk do të ishte përdorur këtë sezon. Renditja aktuale e Premier Ligës pa vendimet e VAR-IT do të bënte gjithashtu që Liverpuli të kishte 5 pikë më pak në renditje, ndërsa Njukasëlli do të renditej në vendin e gjashtë. Premier Liga i kërkoi ndjesë Arsenalit për gabimin e VAR-IT te goli i Ivan Tonejt, i cili barazoi rezultatin 1-1 për Brentfordi­n dhe ai duhej anuluar për një pozicion jashtë loje. Por londinezët këtë sezon janë neutralë ndaj VAR-IT, sepse do të kishin të njëjtën kuotë pikësh sa kanë realisht në renditje, 51. Ndërkohë që në rast se VARI

nuk do të kishte vendosur në ndeshjet e Sitit këtë sezon, atëherë kampionët do të kishin 54 pikë, pra 3 më shumë. Bëhet fjalë për ndeshjen me Njukasëlli­n, të cilët ata do t’i kishin mundur në gusht dhe jo të barazonin 3-3, pasi goli i Migel Almironit nuk duhej që të kishte qëndruar (u vlerësua pozicion jashtë loje nga anësori dhe më pas u quajt nga VAR-I) dhe barazuar me Liverpulin në tetor, ndërsa goli i Fodenit nuk do të ishte anuluar për një faull në aksionin e golit. Por klasifikim­i do të kishte ndryshime të

tjera. Njukasëlli do të zbriste dy vende më poshtë dhe vendi i katërt do të mbahej nga Brajtoni. Ndërsa pavarësish­t formës së dobët të treguar këtë sezon, Liverpuli ka përfituar më shumë se çdo klub tjetër nga VAR-I, pasi do të kishte 5 pikë më pak pa të.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania