Panorama Sport (Albania)

Zgjohet Partizani, çmonton Erzenin me dhjetë lojtarë

Shijakasit kaotikë, “demat” u shënojnë tre gola për tri pikë

- DENIS LALA

Partizani më në fund arrin të fitojë me një lojë bindëse dhe e bën këtë në mënyrë “heroike” me mbi 90 minuta me një lojtar më pak ndaj një kundërshta­ri si Erzeni, që ra në “grackën” e numrave në fushë dhe nuk arriti të dhurojë lojën e zakonshme, teksa as përshëndet­ja në distancë nga Zaneti nuk i bëri punë shijakasve. Në fund “demat” fitojnë 3-0 dhe kthehen pretendent­ë për titullin. “Raketa” e Rrapajt dhe golat e Da Silvës e Hotit vendosën fatin e tri pikëve.

PJESA E PARË – Ndeshja nis menjëherë me karton të kuq. Pas vetëm 49 sekondash lojë, Maget Gueje ndërhyn me takë në këmbën e Kadriut. Kryesori Alla akordon thjesht një faull, por Jorgji në VAR e sinjalizon se ka dyshime për përjashtim. Më pas arbitri lushnjar shkon ta shohë vetë dhe rikthehet në fushë me kartonin e kuq në dorë, duke lënë Partizanin me një lojtar më pak, vetëm pak çaste pas startit të ndeshjes. Projeksion­et në këtë moment flisnin për një dominim të Erzenit për shkak se kishin një lojtar më shumë, por nuk ndodh kështu. Loja është e barabartë në pjesën e parë, teksa goditja e parë në portë vjen vetëm në minutën e 32-të me Nonaton, që gjithsesi nuk e vë seriozisht në provë Rexhepin. Pas shtatë minutash Mba ka një rast të artë, kur merr një kros nga Rrapaj, por në zonën e vogël nuk arrin të shënjestro­jë portën dhe godet mbi traversë. Më pas, në minutën e parë shtesë, Partizani fiton një goditje dënimi nga rreth 20 metra distancë. Da Silva niset dhe lëviz pak topin sa për të çekuilibru­ar murin, teksa Rrapaj lëshon një goditje të pakapshme nga Xhika, duke i dhënë avantazhin Partizanit dhe i çuar skuadrat në tunel me avantazhin e vendësve.

PJESA E DYTË – Nëse e para nisi me një të kuq në disfavor të tyre, pjesa e dytë nis në mënyrën më të mirë për Partizanin, pasi pa u mbushur një minutë lojë gjen golin e dytë. Është Mba, që merr para me forcë mbrojtësit e Erzenit dhe pason për Da Silvan në zonë, i cili i markuar keq nga Krasniqi, nuk e ka aspak të vështirë të godasë saktë pak metra nga porta dhe të festojë golin e dytë për “demat”. Në minutën e 51të Erzeni përgjigjet me një rast shumë të mirë me Krasniqin, që devijon një kros të hedhur në zonë, por Rexhepi zgjatet bukur dhe eviton golin e shijakasve.

Pas vetëm gjashtë minutash, Hadroj depërton në qendër të zonës mes shijakasve, por gabon në momentin e fundit dhe del jashtë kufizimeve të fushës, pa pasuar për shokët ose sulmuar portën. Më pas, në të 69-ën, Rexhepi bën një dalje të studiuar jo mirë

dhe nuk arrin të kontrolloj­ë sferën si duhet në një zonë të rrezikshme, por fatmirësis­ht krosi kalon gjithë perimetrin anësor të fushës dhe përfundon në rivënie anësore. Pa u mbushur 71 minuta vjen edhe goli i tretë i “demave”. Insistim i gjatë në zonën kundërshta­re,

aty ku shijakasit nuk spastrojnë, por humbin topin. Në fund sfera shkon te Hoti, i cili nuk e ka të vështirë ta postojë në rrjetë. Shijakasit, që u dukën të dorëzuar që pas golit të parë, nuk bëjnë asgjë në këto minuta dhe sfida mbyllet me shifrat 3-0.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania