Panorama Sport (Albania)

Maget, në librin e rekordeve

-

Me kartonin e kuq të së shtunës, Maget Gueje na bëri të gërmojmë në statistika dhe të zbulojmë se përjashtim­i i shpejtë në ndeshjen me Erzenin përbën një rekord më vete. Më poshtë lista e rekordmenë­ve.

(49 sekonda). Me atë ndaj Erzenit të shtunën, Maget Gueje hyn në historinë e futbollit për një nga kartonët e kuq më të shpejtë. Në Shqipëri nuk ka statistika për këtë tregues, por me siguri është një nga më të shpejtët edhe në historinë e futbollit tonë.

10-Maget Gueje 9-Matia de Shilio

(43 sekonda). Mbrojtësi, me fanellën e Milanit arriti të hyjë në librin e rekordeve, pasi doli nga loja pas vetëm 43 sekondash në fushën e blertë.

(38 sekonda). Luhej Junajtid-liverpul dhe ish-kapiteni hyri në lojë si zëvendësue­s në pjesën e parë. Pas vetëm 38-sekondash shkakton faull ndaj Ander Herreras dhe arbitri e përjashton.

8-Stiven Xherrard 7-Xhejson Kroui

(33 sekonda). Në vitin 1997 në një ndeshje mes Arsenalit dhe Birningemi­t, mbrojtësi anësor hyn në lojë në minutat shtesë. Pas vetëm 33 sekondash në fushë, ndërhyn me taka të ngritura ndaj Marton O’konor dhe ndëshkohet me karton të kuq.

6-Xhulio Milakio

(32 sekonda). Ishte viti 2015 dhe Milakio ishte pjesë e Atalantës në një ndeshje ndaj Palermos. Ish-sulmuesi hyri si zëvendësue­s dhe doli shumë shpejt nga fusha pas një ndërhyrjej­e direkte me takë mbi shpinën e kundërshta­rit.

(19 sekonda) është ish-portier i kombëtares së Anglisë. Në vitin 1994, ai ishte pjesë e Ligës së Parë angleze me skuadrën e Kru Aleksandra, kur ai preku topin me dorë jashtë zonës, duke evituar golin për ekipin e tij dhe u përjashtua­r më pas.

5-Mark Smith 4.Kevin Presman

(13 sekonda). Portieri ishte pjesë e Shefilld Junajtid, kur në një përballje ndaj Uolverhemp­ton në përpjekje e sipër për të larguar një top, e preku me dorë dhe i kuqi ishte i pashmangsh­ëm.

3. (13 sekonda). Kur luante për Shefilld Junajtidin, ish-anësori i Irlandës së Veriut u përjashtua nga fusha për një gjest antisporti­v dhe të dhunshëm ndaj kundërshta­rit.

2. (10 sekonda). Ish-sulmuesi italian në vitin 1990 goditi kundërshta­rin në fytyrë pas vetëm 10 sekondash lojë dhe u përjashtua nga loja në mënyrë të menjëhersh­me. 1.David (3 sekonda). Në një ndeshje të nivelet e të ulëta në Angli mes Çipenham dhe Bashley në vitin 2009, Prat bëri një ndërhyrje të rrezikshme menjëherë në nisje të lojës dhe shkaktoi një sherr masiv. Më pas arbitri e largoi nga fusha me karton të kuq.

Keith Gillespaj Xhuzepe Lorenzo Pratt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania