Panorama Sport (Albania)

“Nuk e doja të kuqin, Zaneti mund të na bashkohet”

-

Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani, u shfaq i zhgënjyer nga performanc­a e skuadrës së tij, pas humbjes 3-0 në transfertë ndaj Partizanit. Edhe pse të kuqtë mbetën me 10 lojtarë prej minutës së 5-të, shijakaset ishin thuajse inekzisten­të në fushën e lojës, duke mos prodhuar asgjë.

SHKAQET E HUMBJES – “Sinqerisht, unë nuk e dëshiroja atë karton në fillim të lojës, në pamje të parë duket sikur na favorizon ne, por mendoj se ishim në kontroll të situatave. Lojtarët duhet të marrin më shumë përgjegjës­i individual­e. Goli i parë erdhi nga një gabim i yni që te rivënia anësore. Lojtari në vend të fuste kokën, futi këmbën. Edhe pjesën e dytë e filluam me gol të dhuruar. Ekipi ra në “batakun” e ekipit të Partizanit. Kundërshta­ri meritoi gjithçka. Ne i dhuruam golat, lojtarët duhet të marrin përgjegjës­itë, unë do të ndalem gjatë për të analizuar këtë ndeshje”.

NDESHJA MË E DOBËT – “Ndoshta kjo është nga ndeshjet më të dobëta që ka zhvilluar ekipi ynë, jo më kot e thashë që do të ndalem gjatë. Donim të ishim agresivë dhe të fitonim duelet, në shumicën e rasteve ishim një ose dy kohë mbrapa. Kjo erdhi si pasojë ngaqë disa lojtarë mendojnë se kanë arritur diçka dhe duhet të luajnë pak për veten e tyre. Do të analizojmë në ditët në vazhdim”.

RINGRITJA – “Pikënisja jonë do të jetë nga kjo disfatë dhe do të fillojmë të mendojmë për ndeshjet e ardhshme. Do të kthehemi aty ku kemi qenë”.

VIDEOMESAZ­HI I ZANETIT – “Ishte një motivim i mirë, të shpresojmë që në të ardhmen pse jo të na afrohet, një kapiten legjendar i Interit. Ne gjithsesi duhet të bëjmë punën tonë dhe të arrijmë objektivat”, përfundoi Kapllani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania