Panorama Sport (Albania)

Hoti: Besuam pas të kuqit, në janar na ikën dy “karagjozë”

-

Engjëll Hoti ishte autori i golit të tretë, që vulosi dhe fitoren e Partizanit ndaj Erzenit. Pas sfidës, mesfushori u shpreh se ishte shumë i kënaqur me golin, por më shumë për tri pikët e marra. Ai nuk i kursen batutat për Skukën dhe Bitrin, që sipas kosovarit ishin të rëndësishë­m në lojë dhe i jepnin skuadrës atmosferë pozitive edhe jashtë fushës së blertë.

KARTONI - “Jemi shumë të kënaqur, sepse ishte ndeshje shumë e rëndësishm­e për tri pikët. Unë mundohem të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe nëse shënoj sa më shumë, jam edhe më i lumtur. Nuk e pashë mirë rastin e kartonit të kuq, ndoshta mund të jepej dhe kartoni i verdhë dhe të vazhdonte lojën, pasi ishte në fillim”.

NDESHJA - “Kisha shumë besim që nuk do të humbnim dhe kur shënuam golin e parë dhe të dytë e dinim që nuk do të ndaleshim. Kolela na mbron brenda dhe jashtë fushës. Kemi ekip të mirë, por pas rezultatev­e të fundit që nuk kanë qenë të mira, ka dashur të na qetësojë. E rëndësishm­e është të fitojmë ndeshje pas ndeshjeje. Kampionati është ende i gjatë dhe kemi shumë pikë për të marrë”.

NDRYSHIMET – “Kanë ikur dy lojtarë të rëndësishë­m, brenda fushës, por dhe dy ‘karagjozë’ jashtë saj. Por kemi marrë edhe futbollist­ë me potencial. Kemi lojtarë të rinj, por dhe me eksperienc­ë, duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Të premten e kemi me Kukësin dhe do të vazhdojmë kështu. Mba është shumë lojtar i mirë, duhet ende të përshtatet. Selmani dhe Bilali janë gjithashtu shumë të mirë, me shumë potencial, që na ndihmojnë shumë. Trajneri do të bëjë më shumë rrotacione me këta lojtarë”, u shpreh Hoti për “Oversport”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania