Panorama Sport (Albania)

Gruda: Të mundim Tiranën, ja si na ndryshoi Martini

“U ktheva titullar fiks te Teuta, i lumtur për golat”

- ZAMIR QYPI

Teuta mori një fitore tepër të vlefshme të shtunën kundër Kukësit, e luajtur për javën e 22-të të Superiores. Një sukses që i largon disi durrsakët nga zona e ftohtë, teksa tani ndodhen dy pikë më lart. Në triumfin e fundit me Kukësin, protagonis­t ishte Ildi Gruda, i cili me një gol të bukur, mposhti Tafasin dhe i solli tri pikët Edi Martinit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, 24-vjeçari i sulmit shprehet se është i lumtur për golin e tij dhe shpreson që të ketë vazhdimësi.

Sa e rëndësishm­e ishte fitorja ndaj Kukësit?

Ishte shumë e rëndësishm­e të fitonim, arritëm në kuotën e 28 pikëve, edhe pse vinim nga shumë ndeshje të vështira. Duke parë edhe renditjen, edhe kjo ishte një ndeshje jo e lehtë, por arritëm që të fitonim. Kukësi na vendosi në vështirësi, por ne fituam në fund dhe ishte e rëndësishm­e që dolëm me tri pikë nga kjo ndeshje.

Pas përfundimi­t të ndeshjes, trajneri Martini u shpreh se ju jeni lojtari më i shpejtë në Shqipëri…

Tashmë jam një titullar fiks te Teuta e po ashtu po arrij të shënoj edhe gola duke ndihmuar ekipin, kjo gjë më lumturon. Për pjesën e trajnerit, është një vlerësim për mua, por që nuk duhet të kënaqem me kaq, vazhdimësi­a është ajo që ka më shumë rëndësi për mua.

Kjo Teutë është për mbijetesë apo ka shanse për më shumë?

Përderisa pikët janë në lojë, pse të mos shohim lart. Unë jam me idenë që të shohim ndeshjen e radhës, që mund të na çojë për më lart. Por gjithsesi, fusha do të tregojë se deri ku do të jetë Teuta dhe atë që do të pretendojë.

Sa ka ndryshuar Teuta nga dy fazat e para?

Në fillim të sezonit nuk arritëm të bënim ndeshje të mira, tani ekipi është kompakt dhe e kuptojmë më mirë që ndeshjet zgjasin 95 minuta. Tani e kemi kuptuar që duhet të luajmë si ekip.

Përballja e radhës ndaj Tiranës, si e parashikon Gruda këtë duel?

Mendoj që gjatë kësaj jave kjo do të jetë ndeshja më e vështirë, por edhe njëkohësis­ht më e rëndësishm­ja, mund të them, pasi luajmë ndaj një kundërshta­ri të fortë dhe duhet të marrim fitore.

Kjo, për të siguruar sa më shumë pikë në këtë fazë të kampionati­t, pasi dihet që kampionati sa vjen e bëhet më i fortë dhe ndoshta ndonjë gabim gjatë këtyre javëve mund të na kushtojë, por më e rëndësishm­ja është që të shtunën të marrim tri pikët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania