Panorama Sport (Albania)

Gol si kapiten, Ruçi: Fituam një betejë

Shensoi: Tradita ka peshë, por një ditë gjërat ndryshojnë...

- ERJON SALIU

Flamur Ruçi ka shënuar gola me “peshë” këtë sezon, do të mbahen mend sidomos me Egnatian në transfertë, 01, si dhe në Laç të shtunën. Pra nga 3 pikë në secilën sfidë, pa mohuar aspak meritën e pjesës tjetër të skuadrës, e po ashtu edhe një lojë mjaft e mirë e Ruçit në mesfushë, që rritet nga ndeshja në ndeshje dhe mbetet një shtyllë e fortë në mesfushën kurbinase. Pas ndeshjes, mesfushori beratas i Bylisit, autori i golit të fitores në Laç ka pohuar: “Jam shumë i lumtur për golin, kishim ardhur me mentalitet­in për të fituar. Me Shensoin jemi përshtatur shumë mirë dhe me skemën e re po shkojmë drejt suksesit. Trajneri ka mentalitet fituesi, nëse nuk fitojmë do të luajmë të paktën për barazimin, por ama jo të humbim. Sot (të shtunën) ia dolëm mbanë, sidomos në një fushë të fortë si ajo e Laçit. Ishte një betejë në mesfushë, bëmë detyrën tonë, ndeshjet e tjera i kemi si finale dhe duhet të futemi për të fituar. Nuk na lejohen më gabimet. Shiriti i kapitenit më jep përgjegjës­i dhe më shumë shtysë”, u shpreh mesfushori për “Panorama Sport”. SHENSOI

Ka vetëm 1 humbje, atë ndaj Partizanit dhe në katër takimet e tjera, përfshi edhe 1 të Kupës, me Naxhi Shensoin në pankinë, Bylisi ka 3 fitore dhe 1 barazim. Pas ndeshjes në Laç, ku skuadra e tij është shfaqur si e madhe e madje ka marrë 3 pikët, trajneri i Bylisit ka pohuar: “Jam shumë i kënaqur, uroj Laçin si skuadër dhe klub me objektiva të mëdha. Ishte një ndeshje e fortë, por ne u përqendrua­m shumë mirë dhe i duartrokas shumë futbollist­ët e mi. Laçi ishte më shumë agresiv ndaj nesh, jemi në situatë që çdo ndeshje për ne është një finale. Synojmë të mbijetojmë, do të planifikoj­më ndeshje pas ndeshjeje për të dhënë më të mirën dhe të marrim maksimumin e pikëve. Do të mundohem që të marr maksimumin. Çdo gjë ndodh në futboll, mund të humbë në fushë edhe Barcelona me Realin. Tradita ekziston në sport, por një ditë gjërat mund të ndryshojnë”, u shpreh Shensoi për “Oversport”, pas sfidës në Laç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania