Panorama Sport (Albania)

Bylisi fantastik, Laçi “fik” motorët

-

Bylisi merr 3 pikë të çmuara në Laç dhe bën kthesën pas dy humbjeve ndaj Teutës dhe Partizanit, e në këtë mënyrë ballshiotë­t rrisin shanset për mbijetesë. Një gol i talentit të Bylisit, Flamur Ruçi, ka zgjidhur ndeshjen. Takimi nisi me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, të cilat shpërdorua­n disa raste të pastra për shënim. Si Laçi dhe Bylisi mund ta zgjidhnin sfidën që në pjesën e parë, por duket se në këtë duel fitoi eksperienc­a e skuadrës mike, që u tregua pragmatist­e dhe luftoi fort deri në fund.

PJESA E PARË

Laçi dhe Bylisi hedhin në fushë më të mirët, si për të treguar se kërkojnë maksimumin në këtë sfidë. Ballshiotë­t japin shkëndijën e parë me Filipe Souzën, e më pas me Eskuerdinj­ën, por Bylisi duket se këtë sezon e ka edhe një “armik” të betuar, golin! Ballshiotë­t edhe pse krijojnë raste të volitshme, nuk shënojnë. Ndërkohë që Laçi është mjaft i rrezikshëm, sidomos me Shkurtajn e Guindon, por edhe me lojtarët nga pas tyre, siç janë Ziko, Manellari, apo Barjamaj e Ujka. Madje kurbinasit kanë edhe një rast të pastër me Guindon, por Teqja nuk ka lejuar prekjen e rrjetës. Ashtu si dhe Selmani, që 5 minuta nga fundi bën mrekullinë, ndërsa ka një mundësi edhe Lajthia, që duket se e ka harruar golin edhe ky. Një pjesë e parë me lojë të hapur, ku Laçi dhe Bylisi ishin agresivë në luftën për topin e parë, por rastet ideale për shënim i kanë pasur miqtë nga Ballshi.

PJESA E DYTË

Si Mezani ashtu edhe Shensoi e nisën fraksionin e dytë me të njëjtët lojtarë si në pjesën e parë. Për t’u theksuar se pjesa e dytë foli si fillim vetëm për ballshiotë­t, të cilët gjetën golin me Ruçin në minutën e 54’-t. Ndërkohë që të dy trajnerët bëjnë edhe ndërrime, ku Mezani kërkon barazimin me ngulm, ndërsa Bylisi ruajtjen e fitores, por edhe golin e dytë, duke e tentuar atë me Lajthinë, Kaçorrin e Filipe Souzën. Më pas mallakastr­iotët u kujdesën për të ruajtur rezultatin, duke mos i lënë shumë hapësira kurbinasve, që nuk reshtën së kërkuari golin e barazimit, madje duke sulmuar me forca të shumta, por edhe me goditjet nga distanca. Koha e rregullt dhe 6 minutat shtesë përfundojn­ë. Takimi përfundoi 0-1 për Bylisin, me festën e mallakastr­iotëve dhe dëshpërimi­n e kurbinasve... Kështu Bylisi largohet për momentin nga zona e ftohtë e mbijetesës, duke shkuar në vendin e 7të me 26 pikë, ndërsa Laçi lëshon akoma dhe më shumë terren në garën për në Europë, duke qëndruar në vendin e 6-të me 29 pikë dhe tashmë rrezikon sërish të bëhet pjesë e garës për mbijetesë.

 ?? FOTO: F.HAZISLLARI ?? Festa e ballshiotë­ve pas golit të Flamur Ruçit
FOTO: F.HAZISLLARI Festa e ballshiotë­ve pas golit të Flamur Ruçit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania