Panorama Sport (Albania)

Bind Skënderbeu, poker golash për elitën

Temitope, Abubakar, Pecani e Vecaj stërvitin “shënjestrë­n”

- LLAZI SARO

Skënderbeu kthehet frikshëm. I bën “po ker” Orikut dhe rihap garën për vendin e parë. Duke përfituar nga ndalesa e Dinamos, tani janë vetëm 1 pikë larg kreut. Korçarët kanë arritur të dalin shpejt në lojën e tyre dhe të mbajnë gjatë gjithë kohës nën kontroll takimin. Temitope, Abubakar, Pecani e Vecaj stërvitën “shënjestrë­n”, duke u bërë protagonis­të të kësaj fitoreje. PJESA E PARË

Vendësit zbresin në fushë me ndryshime në formacion, por të qartë në misionin e tyre. Në minutat e para hasin vështirësi për të dalë në lojën e tyre, kjo si pasojë e agresivite­tit të miqve, por shpejt morën “frenat”. Filluan me qarkullim topin për të ulur ritmin e lojës, duke vënë në gjumë kundërshta­rin. Rastin e parë të takimit e ka Liço, i cili nga distanca kërkon të zhbllokojë ndeshjen, por pa rezultat. Nikaj nga krahu, është i rrezikshëm në çdo dalje dhe nga këmbët e tij lind goli i avantazhit. Shkodrani shërben saktë në shtyllën e dytë te Temitope, i cili nuk e ka të

vështirë të shënojë. Me avantazhin pas gjysmë ore lojë, korçarët risin ofensivën dhe vetëm dhjetë minuta më pas gjejnë dyfishimin me Abubakar, i cili realizon kështu golin e tretë radhazi personal. PJESA E DYTË

Pas pushimit, Oriku hyn

në fushë me një tjetër ritëm dhe ndryshimet i japin të drejtë trajnerit Rustemi. I sapofuturi në lojë, Deda, arrin të ngushtojë diferencat në minutën e 54-t të takimit, duke rihapur ndeshjen. Me golin e pësuar Skënderbeu nuk kalon në shok, por rrit më shumë agresivite­tin

në mesin e fushës dhe rimerr sërish frenat e lojës. Pas shumë insistimes­h dhe aksionesh të rrezikshme në zonën labe, korçarët gjejnë golin e tretë me Pecanin. Ky i fundit, lëviz bukur në hyrje të zonës dhe me një diagonale të saktë mposht portierin mik

dhe çon rezultatin në 3-1. Nuk do të kalonin as pesë minuta nga goli i tretë dhe Skënderbeu mbyll ndeshjen duke gjetur golin e katërt. Këtë herë është Vecaj që shënon golin e parë me fanellën bardhekuqe dhe mbyll krejt takimin në shifrat 4-1.

 ?? ?? Korçarët duke festuar një nga golat
Korçarët duke festuar një nga golat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania