Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja “fik” Lushnjën në shtesë, barazim për mbijetesën

Bruka i vetëm “zhvlerëson” Cankën dhe Pepën

-

Besëlidhja “fik” Lushnjën në shtesë. Henrik Bruka ishte shpëtimtar­i i lezhjanëve. Edhe pse verdhejesh­ilët e gjetën dy herë avantazhin me Mikel Cankën në të 62ën dhe Brunild Pepën në të 74ën, mendoi mesfushori që të rikthente balancat. Me golat e shënuar në të 64-ën dhe 94-ën, evitoi më të keqen. Ky barazim vërtet nuk largon asnjërën nga zona e kuqe, e megjithatë shton shpresat për mbijetesën. NDESHJA - Ndeshja ka nisur e qetë. Pas gati dhjetë minutash lojë kryesisht në mesfushë, në të 13ën zgjohet Besëlidhja. Daija i jep topin Danajt, por në zonë has bllokadën e mbrojtjes. E njëjta situatë edhe në të 17-ën, kur Danja nuk e shfrytëzon atë top të marrë nga Nunes. Lushnja ka fituar ndjeshëm terren dhe tregohet e kujdesshme në çdo aksion që krijon. Në të 27-ën i afrohet golit me Maganin, por mendon Gjikolaj që të spastrojë rrezikun. Fraksioni i parë mbyllet me një sulm të lushnjarëv­e. Canka kishte shansin e artë, por e pandehu veten në pozicion jashtë loje dhe i jep shans Varfit për kontrollua­r topin. Me gjithë 2 minutat shtesë, në pushim shkuan me rrjeta të paprekura. Skuadrat e nisin shtruar pjesën e dytë. Loja zhvillohet kryesisht në mesfushë dhe secila mundohet që të mos lë pas hapësira. Situata do të ndryshonte në të 62-ën, kur Gjikolaj ndal një top me dorë.

Edhe pse u duk që faulli u shkaktua jashtë vijës ballore, kryesoi ishte i vendosur dhe akordoi 11-metërsh. E merr përsipër Canka dhe është i pagabueshë­m. E megjithatë, barazimi vjen shpejt. Lezhjanët sulmojnë dhe fitojnë një goditje dënimi në krahun e djathtë të sulmit, në një pozicion të favorshëm. Ishte fiks e 64-ta kur ekzekuton Bruka dhe ndëshkon Kaloshin. Lushnjarët e donin me çdo kusht trepikëshi­n dhe shtojnë presingun dhe pas 10 minutash rigjejnë avantazhin. Pepa kalon mbrojtjen dhe nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë

pas një gjuajtje të befasishme, 1-2. Besëlidhja nuk e pranon humbjen dhe bëhet më kërkuese, derisa në të 94-ën ndalet një top me dorë në zonë dhe ka 11metërsh. E gjuan Bruka dhe nuk shpërdoron, duke mbyllur gjithçka në 2-2. PRENG GJIKOLA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania