Panorama Sport (Albania)

Flamurtari cinik, mjafton Shkalla kundër Turbinës

4 vlonjatë kundërshta­rë, cërrikasit kthehen në fund

- ERMAL SIKA

Flamurtari nuk gabon, likuidon Turbinën. Bën detyrën në shtëpi dhe mbetet në garë për elitën. Janë ende të tretët, por vetëm 2 pikë larg kreut. Kuqezinjtë u treguan cinikë dhe u mjaftuan me atë gol të Silvestër Shkallës. Edhe pse nuk patën shkëlqimin e zakonshëm, në fund morën çka deshën. Përballë patën një mini-flamurtar, pasi cërrikasit luajtën me 4 lojtarë të marrë hua nga vlonjatët. Rroku, Metani, Balla dhe Ndreja (ky i fundit i aktivizuar në pjesën e dytë), ishin kundërshta­rë të shtunën.

PJESA E PARË - Loja nis e barabartë, por pa raste për 15 minuta lojë. Cërrikasit mbrohen mirë, pa harruar edhe kundërsulm­in. Rrezikojnë me Zanin, që nuk ka shënjestrë­n e duhur. Shifrat do të zhbllokohe­shin në minutën e 26-të. Beqja harkon nga këndi dhe Shkalla në zonë nuk e ka të vështirë të shtyjë topin në rrjetë, duke shënuar për 1-0. Nëntë minuta më vonë është shtylla që u mohon golin e dytë kuqezinjve, pas asaj tentative të Pedros. Flamurtari rrit volumin e lojës në minutat në vijim, ndonëse Igor nuk e çan dot mbrojtja mike. Metani tashmë me fanellën e cërrikasve, tenton me një kundërsulm, por Vitija i ndërpret vrullin. Një pjesë e parë e vakët dhe me pak raste nga të dyja skuadrat, por që mbyllet në favorin e vendësve.

PJESA E DYTË - Pjesa e dytë nis me monotoni. Flamurtari nuk ngre dot nivelin e lojës. Ndeshja përqendroh­et në mesin e fushës dhe diktohet shpeshherë nga miqtë. Edhe pse nuk pajtohen me rezultatin, futbollist­ët e Turbinës nuk arrijnë dot të kërcënojnë vlonjatët. Ata vetëm mbrohen. Oliveira jep “xixa” kur futet në fushë, por jo deri në atë pikë që të ndëshkojë Rrokun. Loja bëhet e mërzitshme dhe pa ndonjë episod që të mbahet mend. Në fund marrin pikët që u duheshin, ndonëse nuk shfaqën ndonjë epërsi përballë një kundërshta­ri që objektiv të vetëm ka mbijetesën. Për këtë ndeshje, pavarësish­t se skuadrat kanë marrëdhëni­e më tepër se miqësore, ishin marrë masa maksimale. Në sy ra prezenca e forcave të shumta të policisë së rendit dhe asaj bashkiake, brenda dhe jashtë impiantit.

 ?? ?? Kuqezinjtë duke iu gëzuar golit të Shkallës
Kuqezinjtë duke iu gëzuar golit të Shkallës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania