Panorama Sport (Albania)

Apolonia harron të fitojë, Besa i fut “ethet” e rënies

Raste dhe traversa, skuadrat ndajnë pikët

-

Apolonia nuk po ngre dot kokë. E treta javë me radhë që fierakët nuk fitojnë dhe kjo ecuri i ka “stampuar” në zonën e ftohtë. Përballë Besës nuk pati fitues dhe as gola në stadiumin “Loni Papuçiu”. Pika u shkoi për shtat vetëm miqve, pasi vendësve veçse u shtohen “ethet” e rënies. NDESHJA - Takimi ka nisur i qetë nga të dyja skuadrat, me fierakët që e qarkullojn­ë disi më dendur topin. Vetëm në minutën e 10-të do të rrezikojnë seriozisht portën. Maksuti depërton me shpejtësi në zonë dhe gjuan. Dobjani është në vështirësi, por në ndihmë i vjen Ramilli. Besa do të bënte gjuajtjen e parë në të 25-ën. Aksion perfekt nga treshja sulmuese Ntepeonuh-hoxha, me këtë të fundit që ka topin në zotërim dhe shmang bukur mbrojtësin Izrael. Brenda 16 metrave gjuan fort me të djathtën në cepin e portës, me Bushin që bën shpëtimtar­in me njërën dorë. Përgjigjen vendësit me Asllanajn në të 34-ën, që gjen vetëm rrjetë e jashtme. Minutat e mbetura të kësaj pjese nuk sollën asgjë të re. Apolonia ishte disi më e qartë, por kjo nuk i mjaftoi për të gjetur golin. Nga ana tjetër, Besa e vendosur mirë në fushë, nuk lë aspak hapësirë në prapavijë dhe duket se ky barazim i shkon për shtat. Pas pushimit, verdhezinj­të janë më kërkues. Ntepe kroson direkt një top në shtyllën e parë, ku gjendej Onuh. Devijon lehtë topin sulmuesi, por bllokohet me trup nga portieri. Rasti perfekt ishte ai të 57-ën, kur Apolonia “flirtoi”

me avantazhin. Hebeja ekzekuton një goditje dënimi nga 25 metra dhe e çon topin aty ku ishte Umejiego. Sulmuesi gjuan fort me kokë, por topi përfundon në traversë e më pas del jashtë. Veriu marrin përsipër një kundërsulm të shpejtë çerek ore para fundit, duke gjetur të papërgatit­ur

mbrojtjen vendëse. Driblon me lehtësi Ndubuisi, më pas depërton me shpejtësi në zonë, por ndalet nga Repaj. Kavajasit pretendojn­ë për 11-metërsh, por ka vetëm faull jashtë zone, që nuk “ndrit” asgjë. Pesë minuta para fundit, sërish Besa e rrezikshme, por pa gjetur dot rrugën e rr

jetës. Hoxha dëshiron të surprizojë nga rreth 40 metra portierin, i cili pati lënë zonën, por topi përfundon jashtë dhe kaq mjaftoi për këtë sfidë. Skuadrat ndajnë pikët në stadiumin “Loni Papuçiu”. Besa është më e kënaqur, ndërsa Apolonia zhytet edhe më keq në krizë.

HILMI SALIU

 ?? FOTO: A.ÇEPANI ?? Çast nga Apolonia-besa 0-0
FOTO: A.ÇEPANI Çast nga Apolonia-besa 0-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania