Panorama Sport (Albania)

Dridhet Dinamo, bie në Burrel

Kryeqyteta­sit bënë shumë pak për të marrë pikë, matjanët janë të pandalshëm në 2023-shin

- FATJON RUPI

Dinamo bie në “Liri Ballabani” dhe fil lon të dridhet. Edhe pse vazhdojnë të jenë të parët në renditje, i kanë futur presionin vetes. Tashmë kanë +1 pikë më shumë nga Skënderbeu i vendit të dytë dhe 2 nga Flamurtari që është i treti, duke komplikuar së tepërmi misionin “Superiore”. Burreli vazhdon të jetë i pandalshëm në 2023-shin. Me 3 fitore dhe 1 barazim i janë larguar ndjeshëm rrezikut. Goli i Florenc Farrukut në të 65-ën minutë vendosi këtë ndeshje të varfër, e cila ishte e varfër me rastet e shënimit dhe me një futboll nën nivelin mesatar. Matjanët ia arritën të merrnin atë që donin, duke ruajtur portën të paprekur dhe të shfrytëzon­in të vetmin rast të favorshëm shënimi. Dinamo në anën tjetër bëri shumë pak për të marrë pikë në këtë transfertë, ku pësoi humbjen e tretë në kampionat.

PJESA E PARË - Dinamo e nisi ndeshjen në Burrel me disa mungesa, ku veç asaj të Diksonit të skualifiku­ar, për shkak dëmtimesh u lanë jashtë edhe Smaçi, Bardhi dhe Gjoni. Loja në fillim ishte pa ritëm dhe me shumë stacione. Ndoshta skuadrat po mendonin më shumë të ruheshin dhe të prisnin momentin për të goditur, por në asnjë rast gjatë 45 minutave të para nuk rrezikuan seriozisht. Vetëm ndonjë

rast sporadik, kryesisht nga goditjet e dënimit. Portierët nuk u vunë asnjëherë në provë të vërtetë nga sulmuesit. Ndërhyrje të shumta, sidomos në mesfushë, çka bëri që të mos mungonin as kartonët.

PJESA E DYTË - Me po këtë ritëm filloi edhe pjesa e dytë,

deri në minutën e 65-të, kur matjanët shënuan golin e fitores. Skuadra e Bubeqit doli mirë në krahun e djathtë të sulmit, duke përfituar nga një hutim i dinamovitë­ve dhe pas krosit të ulët në zonë, Farruku e çoi topin në rrjetën e Krostës. Me Burrelin në avantazh,

ndeshja mori një rrjedhë tjetër. Matjanët u përpoqën ta ruanin avantazhin me çdo kusht, kurse te Dinamo pati lëvizje nga stoli. Kryeqyteta­sit patën më shumë iniciativë, të detyruar nga rezultati, por përveç terrenit ata nuk fituan asgjë tjetër. Burreli u mbrojt mirë dhe

thjesht vonoi lojën deri në vërshëllim­ën përfundimt­are të arbitrit. Dinamo iu afrua zonës kundërshta­re me qarkullim të dendur topi, por nuk mundi ta kërcënonte portën e të shënonte golin e barazimit. Ndeshja e bluve përfundoi praktikish­t me golin e

pësuar, pavarësish­t se më pas kishin edhe shumë minuta në dispozicio­n. Burreli u gëzohet tri pikëve në fund, ndërsa kryeqyteta­sit nuk janë më aq komodë sa para kësaj ndeshjeje. Llogaritë e tyre komplikohe­n, sepse Skënderbeu dhe Flamurtari janë afruar shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania