Panorama Sport (Albania)

Elbasani super, e bën festë edhe në Gjirokastë­r

Zhgënjen Luftëtari, tregohet i brishtë me rivalët direktë

- TOMOR SHEHU

AF Luftëtari zhgënjen sërish, duke humbur 0-3 ndaj AF Elbasanit. Skuadra e Gentjan Stojkut doli me tri pikë të arta nga Gjirokastr­a, në një ndeshje që u luajt pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit të fushës së klubit bluzi nga Komisioni i Disiplinës. Sulmuesit Artur Sejdini dhe Ledio Koçi bënë diferencën me golat e tyre. Verdheblut­ë vijojnë marshimin drejt Kategorisë së Parë, ndërsa këtë të diel presin Pogradecin në “Elbasan Arena” në kryendeshj­en e Grupit B.

GOLAT – Ndeshja mes dy klubeve me shumë histori në futbollin shqiptar, që tashmë janë

pjesë e Kategorisë së Dytë, u zbeh disi nga mungesa e tifozëve. Fillimi i lojës ishte më i mirë për gjirokastr­itët, që rrezikuan tri herë me anë të Tunit, Glauberit dhe Mërkurit, të cilët humbën raste të mira shënimi. Pas minutës së 15-të, të besuarit

e Stojkut marrin frenat e lojës në dorë. Megjithatë, duhet të vinte minuta e 41-të që shtatlarti Sejdini të ndëshkonte portierin 18-vjeçar, Vllahu, pas goditjes tokazi në hyrje të zonës. Pjesa e parë u mbyll 0-1, ndërsa Elbasani gjeti golin e qetësisë në minutën e 62-të. Pas një harkimi në zonë, Koçi me kokë dyfishon shifrat. Luftëtari duket i dorëzuar dhe as ndërrimet nuk ndryshojnë lojën e bluzinjve. Në fund është sërish Koçi që nga brenda zonës vulos fitoren 0-3.

GURANJAKU - Drejtori sportiv i AF Elbasanit, Elton Guranjaku, për “Panorama Sport” pas ndeshjes, u shpreh: “Punuam fort për këtë ndeshje, pasi kishim përballë një ekip shumë të organizuar si Luftëtari. Në mundësinë e parë që krijuam, shënuam gol. Fitorja na shton besimin për vazhdimësi­në. Presim Pogradecin të dielën dhe objektiv kemi 3 pikët”.

Çeliku 80’ / Topllari 27’, 38’

Fabricio, Përe (Çeliku 46’), Agolli, Cane (Fifo 50’), Çuko, Demiri, D.kame (Kijotoka 50’), Muçollari (Perreira 46’), M.kame (Xhambazi 46’), Gonzales, Gabriel. Trajner: Erindi Maneshi

Baçi (Beqiri 63’), Pura, Këndezi, Berberi, Cirkoviç (Jahaj 46’), Zefi (Elmazaj 46), Shyti, Hysenllari, Henrike, Shkullaku (Blaceri 46’), Topllari (Ronaldo 65’). Trajner: Samuel Nikaj

Xh.agolli, E.hasanaj, E.mehmetaj (Fier);

Renato Rapo (Korçë) (Elbasan);

Sopot Resmeliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania