Panorama Sport (Albania)

Teuta nuk e lëshon kreun, Besëlidhja dhe Kamza OK

Lezhjanet dominojnë Vllazninë, kamzalinjt­ë thyejnë Tiranën

-

Superliga e basketbol lit të meshkujve ka lu ajtur të shtunën takimet e javës së 12-të. Teuta dhe Besëlidhja vijojnë serinë e fitoreve, teksa kaluan me sukses provat, përkatësis­ht ndaj Apolonisë dhe Vllaznisë. Ndërsa Kamza mundi Tiranën në një sfidë tepër të luftuar.

APOLONIA-TEUTA

Kampionët në fuqi kanë shënuar suksesin e radhës në kampionat. Gjithsesi, edhe pse doli me fitore nga transferta e luajtur në Vlorë, Teuta nuk e pati të lehtë ndaj Apolonisë, me skuadrën fierake që provoi deri në fund. Një ndeshje, e cila u mbyll me triumfin minimal 64-65 të durrsakëve të Melzin Lazimit. Ndonëse Teuta krijoi një epërsi prej 8 pikësh në minutat e para, Apolonia reagoi në fundin e periodës së parë, që përfundoi në ekuilibër 17-17. Çereku i dytë ishte disi më i mirë për bregdetarë­t, që fituan 12-15, duke shkuar në pushimin mes dy pjesëve me avantazhin 29-32. Edhe perioda e tretë u kontrollua nga durrsakët, të cilët fituan 1921, duke kryesuar 48-53 pas 30 minutash. Teuta shkëputet në +13 pikë kur kishin mbetur diçka me tepër se dy minuta nga sirena përfundimt­are. Por kur dukej se suksesi i miqve ishte një formalitet, Apolonia fiton terren duke u afruar ndjeshëm, ndërsa një kosh 5 sekonda nga fundi për 3 pikë nga Whitfield i afron vendësit deri në 1 pikë. Gjithsesi, rezultati nuk ndryshon, me Teutën që siguron fitoren e dhjetë sezonale, duke ruajtur pozitat në krye të Superligës. Petterson me 17 pikë ishte shënuesi më i mirë për durrsakët. Për Apoloninë s’mjaftuan 21 pikët e Jenkins.

BESËLIDHJA-VLLAZNIA

Asnjë problem për skuadrën lezhjane në sfidën kundër shkodranëv­e të vendit të fundit. Diferencat në

kualitete mes dy ekipeve ishin të mëdha në “Asllan Rusi”, me Besëlidhje­n që fitoi me rezultatin treshifror 106-75 (27-13, 26-24, 29-21, 24-17). Një takim i dominuar nga fillimi e deri në fund nga të besuarit e Afrim Bilalit, ndërsa kuqeblutë provuan të jepnin

disa shkëndija vetëm në periodën e dytë. Robinson me 26 pikë, 6 ribaunde dhe 4 asiste, edhe një herë tjetër rezultoi lojtari me rendimenti­n më të lartë te Besëlidhja, që ruan vendin e dytë në klasifikim. Ndërkohë, te Vllaznia nuk mjaftoi forma e mirë e Cooper,

autor i 28 pikëve, ndërsa shkodranët vazhdojnë rënien e lirë drejt zbritjes një kategori më poshtë

TIRANA-KAMZA

Derbi i kryeqyteti­t mes bardhebluv­e dhe kamzalinjv­e shkoi në favor të këtyre të fundit, të cilët triumfuan në sallën “Farie Hoti” me rezultatin 7679 (25-25, 12-18, 26-18, 13-18). Siç pritej, sfida rezultoi me rivalitet të lartë, me përmbysje dhe ripërmbysj­e. Pas një periode të parë të barabartë, Kamza ishte më mirë në çerekun e dytë. 10-minutëshi i tretë foli për Tiranën, që arriti të rikuperont­e dhe të shkonte në pushimin pas 30 minutave me 2 pikë epërsi. Megjithatë, skuadra e Eni Llazanit u tregua më saktë në periodën e fundit, duke e bërë pikërisht aty diferencën, edhe pse në këtë 10-minutësh u vunë re shumë gabime në sulm nga të dyja kampet. Për sa u përket paraqitjev­e individual­e, Thomas me 32 pikë e 10 ribaunde ishte më i mirë në suksesin e Kamzës. Ndërsa për skuadrën e Erkand Karajit nuk mjaftoi dyshja Hamati-hysenagoll­i, me të parin që regjistroi 30 pikë e 13 ribaunde, ndërsa i dyti 17 pikë dhe plot 24 ribaunde.

R.GJINI/A. DUSHKU/N.GOCI

 ?? ?? Moment nga ndeshja Tirana-kamza. FOTO: F. HAZISLLARI
Moment nga ndeshja Tirana-kamza. FOTO: F. HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania