Panorama Sport (Albania)

Dominim bardheblu, Tirana leksion Partizanit në derbi

-

Kategoria e Parë e basketboll­it të femrave ka kompletuar sfidat e javës së 11-të, një javë ku vëmendjen më të madhe e tërhoqi derbi i kryeqyteti­t ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, i zhvilluar të shtunën në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Ndonëse pritej një përballje me rivalitet, nuk ndodhi aspak kështu, pasi vajzat bardheblu të trajneres Mirza Alibegaj komanduan në parket që nga fillimi e deri në fund, për ta fituar derbin me rezultatin e thellë 49-81. Një Tiranë që bëri një ndeshje të shkëlqyer në të dyja fazat, si në mbrojtje gjithashtu edhe në sulm, ndërsa Partizani u pa në vështirësi gjatë të gjithë kohës. Pas dy koshave të parë për të kuqet, më tej perioda e parë vijoi me dominimin e bardhebluv­e, ndonëse efikasitet­i në sulm ishte i ulët. Kështu, Tirana e fiton 10-minutëshin 9-14, për ta rritur ndjeshëm ritmin në periodën e dytë, të cilën e fitoi 15-26, duke kryesuar 24-40 pas gjysmës së ndeshjes. Edhe çereku i tretë shënohet nga superiorit­eti i vajzave bardheblu, të cilat gradualish­t e thellojnë avantazhin, teksa e fitojnë periodën 11-22, për të kryesuar 35-62 pas 30 minutash. Diferenca e madhe e pikëve bën që perioda e katërt të jetë një formalitet, por Tirana nuk e ka aspak ndërmend të lëshojë terren, teksa e fiton edhe këtë 10-minutësh 14-19, duke e vulosur të gjithë ndeshjen me +32 pikë. Në fund në parket ka vend për festën e vajzave bardheblu, të cilat i gëzohen suksesit të merituar në derbi. Për sa u përket paraqitjev­e individual­e, lojtarja e ndeshjes ishte Aida Palko, e cila edhe një herë tjetër bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër ish-skuadrës së saj, duke udhëhequr Tiranën me dopietë dyshifrore (12 pikë +16 ribaunde). Dopietë dyshifrore shënoi edhe amerikania Breana Bey, autore e 16 pikëve dhe 11 ribaundeve, ndërsa spikati edhe Klea Verri me 18 pikë. Te Partizani rendimenti­n më të lartë e kishin Jomyra Mathis me 13 pikë e 6 ribaunde si dhe kapitenia Ornela Lalaj me 11 pikë dhe po kaq ribaunde.

– Flamurtari bëri detyrën në transfertë­n shkodrane duke mundur Vllazninë lehtësisht me rezultatin 34-70 (4-16, 9-20, 814, 13-20). Një takim pa shumë histori, pasi kualiteti më i lartë i skuadrës vlonjate bëri diferencën përballë vajzave të reja kuqeblu. Ikete me 18 pikë dhe Jacobsson me 17 ishin lojtaret më të mira për bregdetare­t në këtë sfidë, me Flamurtari­n që vijon të ruajë kryesimin me pikë të plota në kampionat. Për Vllazninë, si gjithnjë shkëlqeu Bernarda Rreshpja, e cila me 21 pikë ishte edhe shënuesja më e mirë e ndeshjes. Të premten Studenti kaloi pa shumë probleme Elbasanin në transfertë në shifrat 53-73 (11-25, 12-17, 1612, 14-19). Kryeqyteta­set e drejtuara nga Florentina Mitku e udhëhoqën takimin gjatë të gjithë kohës, për të dalë me triumf nga pallati i sportit “Tomorri Sinani”.

NDESHJET E TJERA

17 SHKURT

ELBASANI – STUDENTI

18 SHKURT

VLLAZNIA – FLAMURTARI PARTIZANI – TIRANA SKUADRA JAVA E 11-TË

1.FLAMURTARI 2.TIRANA 3.PARTIZANI 4.VLLAZNIA 5.STUDENTI 6.ELBASANI 7.BARLETI

F H

9 8 6 4 4 1 1 0 1 4 5 6 9 8

PIKË

18 17 16 13 14 11 10

53-73 34-70 49-81 KOSH

709-481 859-512 790-648 577-551 671-641 492-801 434-898 (9-14, 15-26, 11-22, 14-19)

Mathis (13), Lalaj (11), Jaçe, Coleman (12), Brych (1)/ Velias, Lugaj (3), Fekollari (3), G.bujari (2), Haris (2).

Trajnere: Eliverta Bujari Palko (12), Dishnica (5), Joziç (1), Verri (18), Qosja (14)/ Bey (16), Baraj (15), Mala. Trajnere: Mirza Alibegaj E.koçi, E.gjoni Pjerin Bushati (4-16, 9-20, 8-14, 13-20)

Dashja (6), Mustafa, Hykaj (5), Rreshpja (21), Kryeziu. Trajner: Bledar Gjeçaj

Myrto (4), Memushi (2), Jcobsson (17), Ikete (18), Omerbasiç (8)/ Benally (6), Marshall (4). Trajnere: Elona Hasanaj

R.ruçaj, S.gjoni (11-25, 12-17, 16-12, 14-19)

Zenuni (16), Ahmetaj (6), Shabani (8), Sali (13), Hasa (8)/ Zyba, Korumi (2).

Trajnere: Elvira Xhyra Shima (13), Toska (15), Shallo (8), Ahmataj (10), Pëllumbi (16)/ Mollaj (8), Selami (3). Trajnere: Florentina Mitku A.dullce, A.balliu Arben Kasmi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania