Panorama Sport (Albania)

Di Maria, një snajper: Tani e ka radhën Nanta

Ken zhbllokon, Angel e mbyll: Ky gol më jep tjetër marsh

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nga një gol për pjesë dhe Juventusi vazhdon misionin “rikuperim” në kampionat. Këtë herë viktima është Specia, e cila sidomos në fillimin e pjesës së dytë, për të paktën 20 minuta, e dominon absolutish­t “Zonjën e Vjetër”, por kur Di Maria zbret në fushë dhe në rastin e parë që gjen të lirë pozicionin për të goditur dërgon në portë një diagonale nga distanca, historia përfundon. Argjentina­si, i lënë pushim nga Alegri në pritje të transfertë­s franceze me Nantë, zbret në fushë në të 56ën dhe pas vetëm 10 minutash godet rivalët, në momentin e tyre më të mirë, duke dërguar shifrat në 2-0 dhe mbyll llogaritë me tri pikët e radhës. Sfidën për Juven e kishte zhbllokuar Ken, në të 32-ën e pjesës së parë, me një goditje fluturimth­i, pas asistit të nëntë sezonal të serbit Kostiç, gjithmonë e më i pazëvendës­ueshëm për Alegri. Gjithsesi, fotografia e ndeshjes së djeshme në Specia është se pa Di Marian ky Juventus nuk mund të bëjë, pasi është i vetmi që ndez fantazinë dhe rrezikshmë­rinë në sulm. PREMTIMI I DI MARIAS

Dhe menjëherë pas ndeshjes së djeshme, gazetari i rrjetit “DAZN” e etiketoi Angel Di Marian si snajperist­in, “mister Wolf”: “Nuk e kam parë kurrë këtë film, por sa herë që luaj unë zbres në fushë për të ndihmuar skuadrën. Jam shumë i lumtur për golin, pas asistit të fundit që kisha bërë për Kiezën. Madje e doja një gol të tillë, sepse të çliron, të jep një marsh më shumë dhe mbi të gjitha na ndihmoi që të mbyllnim një ndeshje shumë delikate”, bën hyrjen e tij Di Maria. Për Juven ishte sërish një ndeshje me një ritëm të lodhshëm, e vështirë për t’u menaxhuar dhe lidhur me këtë, argjentina­si shpjegon: “Mendoj se shpesh jemi disi të lodhur, jo në aspektin fizik, por në atë psikologji­k. Pikësëpari sepse po luhen shumë ndeshje dhe mbi të gjitha në kampionat, shumica e skuadrave zgjedhin të luajnë në kundërsulm dhe jo një futboll

të hapur, ofensiv. Kështu që çdo ndeshje bëhet e vështirë të jesh i duruar, të kërkosh të zgjidhësh ndeshjen. Gjithsesi, ne po punojmë dhe po përpiqemi që të ngremë kokë dhe të përmirësoj­më lojën tonë, diçka që është tepër e rëndësishm­e”. Ndërsa renditja

në Serinë A lëviz, të enjten është një objektiv që nuk mund të sfumojë. “Sa shanse kemi me Nantën? Aq shumë saç beson i gjithë grupi ynë, të gjithë tifozët e Juves, e gjithë Torino... Duam të kalojmë dhe e meritojmë të kalojmë, duke parë se çfarë bëmë edhe në

ndeshjen e vajtjes. Barazimi ishte gënjeshtar ndaj Nantë, por do të kërkojmë të kalojmë në fazën tjetër të enjten, pasi e dimë rëndësinë që mbart në vetvete kjo ndeshje e Ligës së Europës. Jam i bindur që kalojmë ne”, u shpreh pas ndeshjes, Angel di Maria.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania