Panorama Sport (Albania)

Gol pas 636 ditësh në shtëpi, Lukaku: Me Barelën shkoj në luftë

“Thelbësore të shënoja, ia dedikoj Atsusë”

-

Nga Udineze tek Udineze mund të përkufizoh­et rrugëtimi i Romelu Lukakut për golin e gjetur në “San Siro”. Hera e fundit që belgu kishte shënuar në shtëpinë zikaltër në kampionat ishte 636 ditë më parë, më 23 maj 2021. Largimi drejt Çelsit, e më pas rikthimi në Milano, por pa mundur të shënonte në Serinë A, që nga transferta e Leçes në gusht, i kishin bërë muajt e fundit një periudhë tejet të errët për sulmuesin, që shpreson që tani të nisë një sezon i ri për të. Penalltia që solli avantazhin, ishte e 13-ta e realizuar për të në po kaq të ekzekutuar­a me Interin, me belgun që konfirmoi se po rigjente formën e tij optimale.

FJALËT E LUKAKUT - “Ndihem mirë, ndiej se jam në maksimumin tim fizikisht. Jam shumë i lumtur, sepse kam pasur disa ndeshje gjatë të cilave kam pasur mundësi të rigjej formën time. Tani jam mirë, kemi bërë një punë të shkëlqyer me stafin dhe përgatitës­it dhe ndiej se jo vetëm unë, por gjithë skuadra është në gjendjen e duhur”, është shprehur 29vjeçari, që ka folur më pas për zgjedhjet e trajnerit dhe rëndësinë e golit: “E kuptoj trajnerin për të gjitha zgjedhjet e bëra, por unë mendoj se tani mund t’i përballoj 90 minuta në fushë. Jam gjithsesi tejet i kënaqur që mund ta ndihmoj skuadrën në fushë në çdo mënyrë të mundshme. Goli sigurisht që është thelbësor dhe mbi të gjitha për një sulmues. Sidoqoftë, ajo që duhej ishte fitorja dhe mbërriti. Tani duhet të vazhdojmë në

këtë mënyrë dhe të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, pasi kemi sfida shumë të vështira përpara dhe që duhet të bëjmë maksimumin tonë për të dalë me tri pikët”. Numri 90 zikaltër nuk mund të linte pa komentuar edhe episodin e përplasjes me Barelën në fushë, që ka qenë

kryefjala e javës që lamë pas. “Nuk kemi pasur asnjëherë probleme me Barelën, marrëdhëni­a jonë ka qenë gjithmonë e tillë. Nëse më duhet të zgjedh dikë për të shkuar në luftë, do të zgjidhja Nikolon. Është një prej shokëve më të mirë që kam pasur në karrierë”,

tregoi Lukaku, që golin ia dedikoi një tjetër shoku të tij, Kristian Atsusë. Ganezi, që dikur ka qenë shok skuadre me Romelun tek Evertoni, u nxor i vdekur nga rrënojat e tërmetit në Turqi dhe lojtari zikaltër e kujtoi me dedikimin e golit dhe një mesazh në rrjetet sociale.

“Është e vështirë ta pranosh diçka të tillë, ka qenë fantastike të kalosh kohë më ty: mënyra si stërvitesh­e, sa i përkushtua­r ishe ndaj familjes dhe fëmijëve. Uroj që Zoti të bekojë shpirtin tënd dhe t’u japë forcë fëmijëve të tu. Do të të dua gjithmonë”, ishin fjalët e Lukakut.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania