Panorama Sport (Albania)

Junajtid për titull, Ten Hag: Nuk e mendojmë

“Pjesa e parë ishte katastrofë, pas Markusit fshihet ekipi”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Junajtid mposht Lestërin 3-0 në “Old Trafford” dhe regjistron fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit në Premier Ligë, duke konsolidua­r vendin e tretë të klasifikim­it dhe shkuar +8 nga Njukasëlli, që humbi të shtunën në shtëpi përballë Liverpulit. “Djajtë e Kuq”, të frymëzuar edhe njëherë nga njeriu i momentit, Markus Rashford, mbeten -5 pikë nga kryesuesit e Arsenalit, por ngushtojnë në vetëm 3 pikë diferencën me komshinjtë e Mançester Sitit. Rashford, i cili shënoi golin e 23-të dhe të 24t sezonal në të gjitha kompeticio­net, vendosi edhe rekordin e sezonit të tij më të mirë në karrierë. 16 prej këtyre golave kanë ardhur në 17 ndeshjet që pas Kupës së Botës. Sanço shënoi më pas golin që vulosi rezultatin ndaj “Dhelprave”

të Brendën Roxhersit. Fitorja e skuadrës së Ten Hagut është shumë e merituar, por rezultati ndëshkon miqtë, veçanërish­t në pjesën e parë, ku luajtën një ndeshje të shkëlqyer, duke treguar personalit­et dhe cilësi loje.

TEN HAG - Junajtid ka fituar më shumë ndeshje se çdo skuadër tjetër në 5 kampionate­t kryesore të Europës këtë sezon (27) dhe që tani totali i tyre është 7 ndeshje më shumë sesa arritën gjatë gjithë sezonit të shkuar (20). Erik ten

Hag e quan një katastrofë pjesën e parë ndaj Lestërit, ndërsa për rihapjen e garës për titull tregohet i kujdesshëm: “Jemi të kënaqur me rezultatin, është i shkëlqyer. Kur luan çdo tri ditë nuk mund të presësh të bësh të njëjtën ndeshje. Ishte e vështirë. Pjesën e parë Lestëri e luajti shkëlqyesh­ëm, ne ishim katastrofë dhe të padisiplin­uar. Nuk pësuam gol vetëm prej De Geas. Rashfordi po shkel në pozicionet e duhura, por mos harroni skuadrën. Bruno dha dy asiste të shkëlqyera. Ne nuk mendojmë për garën për titull. Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Të enjten kemi një sfidë të madhe përpara. Duhet të luftojmë, tifozët duhet ta bëjnë ‘Old Trafford’ një fortesë dhe plani për ndeshjen me Barçën duhet të jetë i duhuri”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania