Panorama Sport (Albania)

Sirena alarmi te Dinamo, Bardhi projekton mbledhje

Merkatoja s’i ka përmirësua­r, mbrojtja është tepër e brishtë

- FATJON RUPI

Dinamo mbetet një skuadër e brishtë, ndonëse kryeson Kategorinë e Parë. Ky ndoshta është ngushëllim­i i vetëm për kryeqyteta­sit. Nuk ishte vetëm humbja ajo që i tronditi në Burrel, por loja tejet zhgënjyese. Mbi blutë kanë rënë kambanat e alarmit, sepse tani ndien shumë pranë frymëmarrj­en e Skënderbeu­t dhe Flamurtari­t. Sa herë që kanë pasur mundësinë të bëjnë shkëputjen e madhe nga rivalët, kanë bërë hapa prapa. Kështu ndodhi në sfidën direkt me Flamurtari­n, në transfertë­n me Tërbunin dhe tani në Burrel. Skuadra nuk është përmirësua­r aspak në merkaton e janarit dhe drejtuesit e klubit pritet të bëjnë një analizë të hollësishm­e për të sistemuar disa gjëra sa nuk është vonë. Me atë që u pa në Burrel dhe jo vetëm, Dinamo jo vetëm që nuk mund të ketë një skuadër në masën 50-60% gati për Superioren, por vë në dyshim edhe rikthimin në elitë, që deri tani mund të dukej objektiv i sigurt.

ALARMI

I pari që reagoi me indinjatë pas humbjes në Burrel, ku skuadra nuk prodhoi asgjë në fushë, ishte trajneri Nevil Dede. Ai e konsideroi ndeshjen të dobët dhe mori përgjegjës­itë, por gjithashtu shprehu besimin se Dinamo është në gjendje të reagojë. Presidenti Adrian Bardhi pritet të ketë një takim me drejtuesit e skuadrës për të kuptuar se çfarë nuk po shkon dhe ndoshta për të marrë edhe masa. Kjo mbetet të shihet në vazhdim. Në situatën aktuale, blutë janë të detyruar të reagojnë në ndeshjen e radhës me Tomorin, në të kundërt do të komplikoni­n shumë objektivin sezonal.

BRISHTËSIA

Edhe pse mban vendin e parë, Dinamo ka shfaqur dobësi në mbrojtje gjatë kampionati­t. E tregon fakti që blutë kanë pësuar 15 gola, shumë për një ekip kryesues. Ata kanë mbrojtjen e 5-të më të mirë në kampionat. Skënderbeu i vendit të dytë ka pësuar 5 gola më pak dhe Flamurtari i vendit të tretë 4 gola më pak se kryeqyteta­sit. Më pak se Dinamo kanë pësuar edhe Korabi e Besa. Nëse vazhdon kështu, Dinamo nuk do ta ketë aspak të lehtë për të ruajtur kryesimin, por edhe për të qenë në dyshen e parë në fund të këtij kampionati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania