Panorama Sport (Albania)

Berisha në krisje totale, Rei Manaj drejt Serisë B

Kozenca kërkon mbijetesën, në ndihmë mund t’i vijë lushnjari

-

Ata të dy mbeten dy futbollist­ët e Ko mbëtares që ndodhen në një situatë të vështirë në karrierën e tyre. Fjala është për Rei Manajn dhe Etrit Berishën. I pari është i dëmtuar dhe lojtar i lirë, ndërkohë tjetri nuk po aktivizohe­t që prej sezonit të kaluar dhe ka probleme me klubin e Torinos. Portieri i Kombëtares shqiptare, po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij, teksa nuk po grumbulloh­et te skuadra e Torinos që prej 15 janarit. 33-vjeçari nuk ka zbritur në fushë në asnjë ndeshje të Serisë A këtë sezon, teksa ka qenë i grumbullua­r vetëm në 13 duele. Në lidhje me çështjen “Berisha” ka folur edhe trajneri i Torinos, Ivan Juriç, i cili është përpjekur të jetë i drejtpërdr­ejtë, duke deklaruar: “Berisha ka vështirësi të bëjë portierin e dytë: stërvitet keq dhe kjo është e dëmshme.

Kush nuk stërvitet mirë, mbetet jashtë. Vitin e kaluar dha një kontribut të madh, por tani e ka pasur të vështirë ta pranojë këtë situatë. Preferoj që ai të stërvitet veçmas dhe Gemelo të bëjë portierin e dytë”, u shpreh Juriç. Kështu, portieri i Kombëtares rrezikon seriozisht karrierën e tij, duke qëndruar deri në verë pa luajtur. Në merkaton e janarit, klubi i Torinos nuk arriti që të gjente një ekip të përshtatsh­ëm për 33-vjeçarin, i cili fiton 800 mijë euro në sezon.

MANAJ- Sulmuesi mbetet ende në një situatë të pazgjidhur. I larguar me marrëveshj­e nga Uotfordi, por që mbetet lojtar i klubit anglez, Manaj ende nuk ka gjetur një ekip. Situata e tij komplikohe­t sepse sulmuesi është edhe i dëmtuar dhe ndeshjen e fundit e ka luajtur për disa minuta në dhjetor, kur sapo u kthye nga dëmtimi. Për më tepër, nëse një klub interesohe­t, duhet të presë edhe rikuperimi­n e tij. Në mediat italiane, sipas mediave lokale “ildot.it”, Manaj është në lupën e Kozencës, ekip që ndodhet në Serinë B dhe po lufton për mbijetesë. Diferenca me ekipet e tjera nuk është shumë e largët dhe klubi italian mund të kërkojë shërbimet e Manajt për të dhënë një ndihmë në luftën për të qëndruar. Gjithashtu nga Spanja është raportuar se nuk përjashtoh­et edhe një rikthim tek Albasete në Kategorinë e Dytë spanjolle.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania