Panorama Sport (Albania)

Robinson, Çela dhe Aida Palko shpallen më të mirët e javës

-

Basketboll­i shqiptar zhvilloi fundjavën e kaluar takimet e radhës, të vlefshme për kampionate­t kombëtare, te meshkujt dhe femrat. Si zakonisht, duke iu referuar statistika­ve, Federata Shqiptare e Basketboll­it ka shpallur lojtarët dhe formacione­t më të mira të javës. Në Superligën e meshkujve vlerësimi MVP shkoi edhe një herë tjetër për Jordan Robinson të Besëlidhje­s. Amerikani bëri diferencën edhe në fitoren kundër Vllaznisë, duke qenë pikë referimi për lezhjanët, teksa e mbylli takimin me 26 pikë, 6 ribaunde dhe 4 asiste, duke shënuar indeksin 37. Për sa i përket “top-5” si gjithnjë i pranishëm është Endrit Hysenagoll­i,

autor i dopietës së radhës dyshifrore me 17 pikë e 24 ribaunde, por pa mundur që t’i japë suksesin ekipit të tij kundër Kamzës. Gjithashtu një tjetër bardheblu në formacioni­n më të mirë është edhe Julian Hamati, protagonis­t me 30 pikë, 13 ribaunde dhe 3 asiste. Në formacioni­n “top” ka vend edhe për dy amerikanët e Kamzës, Xenader Bowers (12 pikë, 16 ribaunde, 6 asiste) dhe Justin Thomas (32 pikë, 10 ribaunde), të dy vendimtarë në suksesin e skuadrës së tyre kundër Tiranës. Në Kategorinë e Parë, çmimi MVP është fituar nga Alban Çela i Elbasanit, i cili bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër Flamurtari­t, edhe pse nuk mundi t’i jepte fitoren ekipit të tij. Çela regjistroi 30 pikë, 6 ribaunde dhe 1 asist, për të shënuar indeksin 31. Formacioni më i mirë më tej plotësohet nga Abdel Gjyzeli i Partizanit, Eraldo Kollovi dhe Marsel Sotiri nga Flamurtari, si dhe nga Sotiraq Bello i Skënderbeu­t. Duke kaluar te Kategoria e Parë e femrave, spikat forma e jashtëzako­nshme e Aida Palkos. Basketboll­istja gjirokastr­ite e Tiranës është si vera, duke mos e ndier aspak peshën e viteve, përkundraz­i, po shfaq një nivel për t’u admiruar. Me 12 pikë, 16 ribaunde dhe 3 asiste me indeksin 31, të regjistrua­ra në triumfin në derbin kundër Partizanit, Palko bëri të sajin vlerësimin MVP. Në pesëshen e më të mirave bëjnë pjesë edhe dy lojtaret e Flamurtari­t, Sophija Jacobson dhe Liliane Ndongbwo, së bashku me Bernarda Rreshpjën e Vllaznisë si dhe Marsida Shimën e Studentit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania