Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja zbret në fushë, zbardhet lista me 22 lojtaret e grumbullua­ra

-

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të kthehet në fushë për të zhvilluar një grumbullim 1-javor, nga datat 20 deri më 27 shkurt. Trajneri Armir Grima ka ftuar 22 lojtare për këtë impenjim të radhës me ekipin që ka nisur grumbullim­in që prej ditës së djeshme në Ulqin të Mali të Zi për t’i zhvilluar atje përgatitje­t. Stafi teknik ka ftuar pjesën më të madhe të ekipit bazë, ndërsa do të ketë edhe prurje të reja qoftë nga ekipet e moshave kuqezi, por edhe disa futbollist­e të reja, të cilat duan të testohen me Kombëtaren dhe të tregojnë vlerat e tyre. Ky grumbullim zhvillohet me qëllimin për të parë nga afër gjendjen e skuadrës dhe futbollist­eve, si edhe për të vijuar përgatitje­t në kuadër të impenjimev­e të ardhshme zyrtare. Grumbullim­i 1-javor do ta ndihmojë shumë stafin teknik të kuptojë situatën në Kombëtare dhe të shohë mundësitë për të rinovuar grupin në të ardhmen me elementë të rinj cilësorë. Përveç këtij grumbullim­i, Kombëtarja e vajzave do të ketë mundësi në muajt në vazhdim të zhvillojë edhe ndeshje miqësore apo seleksioni­me me vajzat e reja për t’u dhënë mundësinë të gjitha vajzave futbollist­e që aspirojnë të veshin fanellën kuqezi, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Njëkohësis­ht stafi teknik po punon edhe me skautët e FSHF-SË nëpër botë për të piketuar futbollist­e të reja shqiptare, të cilat premtojnë në perspektiv­ë. Vitin e kaluar Kombëtarja e vajzave ishte e impenjuar në eliminator­et e Botërorit 2023, ku bëri një paraqitje të mirë duke regjistrua­r numrin më të madh të pikëve në një turne ndërkombët­ar. Në muajin prill Shqipëria do të njihet me kundërshta­ret e saj të grupit në kompeticio­nin e Ligës së Kombeve për vajza, me ndeshjet që do të nisin nga muaji shtator i vitit 2023 dhe do të zgjasin deri në muajin mars të vitit 2024. Në bazë të renditjes së UEFA-S, Shqipëria renditet aktualisht e 33-ta në klasifikim­in e përgjithsh­ëm dhe do të jetë pjesë e Ligës C. Më poshtë, edhe lista me emrat e përzgjedhu­r nga trajneri Armir Grima me emrat e 22 vajzave që do të jenë pjesë e këtij grumbullim­i:

PORTIERE

VIONA REXHEPI KESJANA SPAHO

MBROJTËSE

SARA MALIQI MATILDA GJERGJI REXHINA TROKA ARBENITA CURRAJ ARBIONA BAJRAKTARI

LUÇIJE GJINI DALINA JONUZI VESA PAQARIZI (VLLAZNIA) (VLLAZNIA) (APOLONIA) (VLLAZNIA) (VLLAZNIA)

MESFUSHORE

(VLLAZNIA) (FC WISKONSIN) (HAJVALIA)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania