Panorama Sport (Albania)

Ançeloti: Do të na e marrin frymën, por jemi gati

Trajneri e krahason Viniciusin me Halandin e Mbapenë

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka folur për mediat përpara takimit të vajtjes në 1/8-at e finaleve në Ligën e Kampionëve përballë Liverpulit. Mes të tjerave, italiani doli sërish në mbrojtje të Viniciusit, të cilin e krahasoi me lojtarë si Pedri, Gavi, Mbape apo Haland. Veç të tjerave, Ançeloti ka folur dhe për temën e racizmit mbi Viniciusin dhe takimin kundër Liverpulit.

NDJESITË E KARLOS – “E shoh skuadrën në formë të mirë, me entuziazëm dhe dëshirë për të bërë mirë, si vitin e kaluar, duke e ditur se është një ndeshje e vështirë dhe se ka një ndeshje të dytë. Mezi presim ta rifillojmë këtë kompeticio­n”.

FINALJA NË PARIS – “Është një kujtim i bukur, ishte një ndeshje shumë e vështirë, ata kishin më shumë kontrollin e topit, ndërsa ne ishim prapa në mbrojtje dhe gjetëm mundësinë për të goditur në momentin e duhur. Tani është ndryshe, sepse janë dy ndeshje, duhet ta marrim parasysh këtë.

Duhet të luajmë mirë 180 minutat”.

VINICIUS – “Ai pëlqen të luajë kudo. Përveç kësaj, kjo është një ndeshje shumë e rëndësishm­e. Tani për tani është kënaqësi të shohësh Vinin, por për të gjithë futbollin. Është bukur të shohësh cilësinë dhe talentin e tij, si Pedri, Gavi, Mbape, Haland ... Është kënaqësi për futbollin që mund ta shijojë këtë lojtar”.

LIVERPULI – “Presim një ndeshje me shumë intensitet dhe ritëm. Ata do ta bazojnë lojën e tyre te presingu, do të na kërkojnë të na marrin frymën. Këtë e kemi të qartë dhe jemi të përgatitur. Kur flasim për Liverpulin nuk flasim vetëm për emra të veçantë. Nuk më shqetëson Salah, nuk më shqetëson Van Dajk, mua më shqetëson Liverpuli dhe Liverpulin e shqetëson Reali i Madridit.

TITULLI NË CHAMPIONS – “Unë mendoj se në këtë sezon kemi më shumë shanse për të fituar Ligën e Kampionëve se në sezonin e kaluar”.

ÇELËSI I NDESHJES – “Do të jetë një ndeshje me pak raste për shënim, pres të luhet në limite. Besoj se mbrojtja do të jetë çelësi i ndeshjes. Duhet të bëjmë mirë në mbrojtje, nëse duam të kemi shanse për të shkuar më tej”.

SUKSESI NË SEZONIN 2014-2015 – “Kam kujtime të mira nga ajo ndeshje, por Liverpuli ka ndryshuar shumë në këto tetë vjet. Si qëndrim dhe angazhim ose mund ta përsërisim, por rezultatin e shoh të komplikuar, pothuajse të pamundur”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania