Panorama Sport (Albania)

Nga 3 gola për ndeshje në mbrojtës, metamorfoz­a “Çau”

-

Malik Çau i rrëmbeu përsëri dritat e projektorë­ve mediatikë. Në këtë 2023-sh ai ka luajtur katër herë, tri nga të cilat si titullar. Mesatarish­t për ndeshje jep 26 pasime me një sukses në shkallën 77 për qind. Një karton çdo treqind minuta e bëjnë një mbrojtës të besueshëm, çka e ka vërtetuar në tri prezencat e fundit si titullar kur Milani i ka fituar të gjitha ndeshjet në fjalë pa pësuar asnjë gol. I zgjedhur lojtari i ndeshjes në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve kundër Totenhemit, mbrojtësi gjerman u përsërit duke fituar të njëjtin çmim edhe pas Monza-milan. Skena, këtë herë, ishte ajo e javës së 23-të të Serisë A dhe në garë pati pika të rëndësishm­e për të mos u humbur. Në stadiumin “Brianteo”, qendërmbro­jtësi nga Dyseldorfi luajti edhe 90 minuta të tjera si protagonis­t absolut në qendër të praparojës së kuqezinjve, në një ndeshje plot duele fizike dhe goditje, të fituar 1-0 nga Milani. MË I MIRI - Ndeshja e tretë radhazi si titullar dhe e treta radhazi e pastër për Çaun dhe kuqezinjtë, pra, duke marrë parasysh të gjitha garat. I lindur në vitin 2001 po shlyen në mënyrën më të mirë të mundshme besimin e dhënë nga Pioli, duke iu qasur çdo sfide me guxim dhe vëmendje, karakteris­tika të rëndësishm­e që rrisin qëndrueshm­ërinë e tij difensive. Për më shumë, Maliku u tregua edhe i rrezikshëm në fazën sulmuese, duke iu afruar golit të parë për kuqezinjtë nga një situatë goditjeje standarde. Edhe në sondazhet e mediave të ndryshme Çau parapriu shokët e tij të skuadrës Zhunior Mesias (vendosi ndeshjen me gol) - dhe Siprian Tatarushan­un. I blerë për 5 milionë euro, ai po shpaguan më së miri investimin e klubit. I rritur në modelin e disiplinës gjermane, ai synon të jetë një Jaja Ture pasi edhe me këmbë nuk luan keq. Madje në moshën 7-vjeçare, kur edhe nisi futbollin, ai shënonte nga tre gola për ndeshje, por nga sulmues ai zvogëloi rrezen e aksionit duke preferuar rolet me karakter mbrojtës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania