Panorama Sport (Albania)

Bavarezi Nagelsman, statistika të njëjta me “dështakun” Niko Kovaç

-

Largimi i Hansi Flikut drejt përfaqësue­ses dha idenë se marrëveshj­a me Julian Nagelsmani­n nuk do të ndryshonte në linjat e sukseseve nga kampi i bavarezëve. Edhe pse ai nënshkroi kontratë 5-vjeçare, e cila do të thotë besim i “verbër”, në rastin e nënshkrimi­t me një trajner, triumfi në kampionat dhe Superkupë nuk ia dolën të ngushtojnë hendekun e pritshmëri­ve. Por nëse i referohemi gjendjes aktuale e akumuluar me statistika përmbledhë­se, rezulton se 35vjeçari gjendet në vendin e fundit nga trajnerët që janë ulur në stolin e Bajernit. Në statistika­t e Julianit në rolin e “timonierit” në armatën nga Mynihu, ai ka mesataren më të ulët nga kolegët e tjerë, që kanë shërbyer në këtë post. 2.18 pikë është kuota e deritanish­me e Nagelsmani­t në kuadrin e 55 dueleve të ligës vendëse si bavarez. Shembulli më i mirë për të vjen nga rezultatet e fundit, 6 takime në vitin 2023 dhe vetëm 2 fitore në Bundesligë. Madje e dhëna e mësipërme dëshmon qartë se Juliani qëndron në të njëjtën “kategori” mesataresh me Kovaçin, i cili pas rezultatev­e negative u “dëbua” nga drejtuesit e Bajernit, mbetet të shikohet nëse edhe atë do ta ndjekë i njëjti përfundim. Nëse do t’i referohemi “podiumit” në spektrin e mesatareve, ish-trajneri i Lajpcigut i shikon me “dylbi”. Pep Guardiola zotëronte shkallën me të lartë, e përkthyer

me 2.52 në 102 ndeshje, i ndjekur nga Hansi Flik me 2.45, e arritur në 58 sfida dhe Ançeloti me 2.38 në kornizën e 48 përballjev­e të ulura në pankinën e gjigantëve bavarezë në kampionat. Edhe pse sezoni është ende i gjatë dhe shumë faktorë mund të ndryshojnë, tabloja aktuale na jep ngjyra të zbehta mbi sukseset e

Bajernit, përfshi edhe betejën e zjarrtë në ligën gjermane, identifiku­ese e një rendimenti në rënie. Javët në vijim mund të konsideroh­en përcaktues­e mbi arritjen e objektivav­e, aty ku Unioni dhe PSGJA do të tentojnë të thyejnë hegjemonin­ë dhe egon e një prej klubeve më të suksesshme jo vetëm në Europë, Bajern Mynih.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania