Panorama Sport (Albania)

Nagelsmani i sulmoi, shefi i arbitrimit i tregon vendin

Frohlish: Mos e përdorni hapësirën publike për t’u shfajësuar

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Triumfi dhe spektak li mund të konsid erohen më të drejtë si fraza e historisë së Bajernit në çdo kompeticio­n ku ata kanë shkelur, por nëse i referohemi gjendjes aktuale, ajo mund të marrë nuanca të vyshkura. Në 6 takimet e zhvilluara gjatë vitit 2023 në kuadrin e Bundesligë­s, rekordmenë­t nga Mynihu regjistroj­në vetëm 2 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Së fundmi, Federata Gjermane e Futbollit ka menduar t’ia vështirëso­jë akoma më tepër detyrën Nagelsmani­t ose më saktë ky i fundit nuk po gjen dot qetësinë e nevojshme. “Besoj se po bëni shaka me mua apo çfarë”, ishin frazat që do të nxisnin xixat e para, çka do të sillte nisjen e hetimeve ndaj trajnerit 35-vjeçar. Ndërhyra e Upamekanos në minutën e 8-të ndaj Pleas nuk do të kishte asnjë diskutim tek arbitri Tobias Velz. Ndonëse përfundimi i takimit do të sinjalizon­te edhe humbjen, e kthyen Julianin në një “bishë” në komunikim, aq sa të pohonte atë fjalor ndaj ekipit të arbitrave në dhomat e zhveshjes. Shefi i arbitrimit në ligën vendëse nuk ka nguruar të analizojë të gjithë skenarin, madje t’i japë edhe “leksion” sjelljeje trajnerit të kampionëve në fuqi të Bundesligë­s: “Përdorimi i termit ‘paketë’ nga ana e teknikut të Bajernit tregon mungesë respekti. I them Nagelsmani­t të marrë frymë thellë përpara se të flasë, pasi fjalë të nxituara mund të sjellin pasoja. Hapësira publike është vendi më i gabuar për të paraqitur veten dhe qëndrimet, ndaj jeni më të kujdesshëm. Këndvështr­imi mbetet në kornizën tuaj, megjithatë nuk do të thotë se ai është i pakundërsh­tueshëm”, ishin fjalët e shefit të gjykimit në Gjermani, Lutz Mikael Frohlish në “Sport 1”. Julian u përpoq të ndreqte gabimin e shkaktuar me postimin në rrjetin social “Twitter”, ndonëse nuk dha rezultate në evitimin e ndëshkimit, i cili është ende në shqyrtim. Vlen të theksohet se drejtuesit e bavarezëve, me në krye trajnerin e tyre, i kanë kthyer në “zakon” justifikim­et ndaj vendimeve të arbitrave, e ku sipas tyre ato janë të njëanshme dhe në dëm të gjigantëve nga Mynihu. Tashmë topi i kalon organeve përkatëse për të dalë me një vendim zyrtar, i përkthyer me masën ndëshkimor­e ndaj ish-trajnerit të Lajpcigut, pa anashkalua­r edhe betejën e fundjavës aktuale, e cila do t’i vendosë në test kreu me Unionin ndjekës, çka do të thotë se ndihma e 35-vjeçarit është më jetike se kurrë në këtë periudhë.

 ?? ?? Lutz Miakel Frohlish, shefi i arbitrimit në Gjermani
Lutz Miakel Frohlish, shefi i arbitrimit në Gjermani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania