Panorama Sport (Albania)

Bitri: “Demat” për titull, Telushi super në mbrojtje TAKIMI NË AMBASADË

“Bruno dhe Preka mbulojnë boshllëkun që lashë unë”

- DENIS LALA

Eneo Bitri la Partiza nin në këtë janar për t’u transferua­r te Banik Ostrava në Çeki dhe u shkaktoi dëme të konsiderue­shme të kuqve në mbrojtje. Gjithsesi, duket se në ditët e fundit të kuqtë kanë fituar një lider të ri në mbrojtje, Bruno Telushin. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Bitri flet për situatën në klubin e ri, si dhe tregon se e kishte këshilluar edhe më parë Telushin të luante si qendërmbro­jtës. Nga ana tjetër, ai shprehet se Partizani tashmë e ka marrë veten dhe është kandidat potencial për titullin. Bitri shprehet se Preka është një lojtar, që mund të pasojë beratasin si lideri i mbrojtjes së kuqe, bashkë me Telushin.

Si po ju shkon në Çeki, jeni ambientuar me qytetin, klimën dhe skuadrën?

Po, deri diku jam ambientuar mirë me gjithçka. Po mundohem të njihem më shumë me shokët e ekipit dhe me kulturën sportive, që mbizotëron këtu. Stafi drejtues po më jep kohë për ambientimi­n dhe i falënderoj për këtë.

Kur do ta bëni debutimin me skuadrën e Banikut?

Në fakt pritej të luaja në ndeshjen e fundit që skuadra zhvilloi, por për shkak të një dëmtimi në shpinë dhe një kontraktim­i që pata, ditët e fundit trajneri vendosi të mos më rrezikojë. Këtë javë shpresoj të vijë debutimi dhe mezi e pres.

Sa larg është futbolli shqiptar në krahasim me atë në Çeki?

Të them të drejtën është një diferencë e madhe, pasi futbolli këtu është shumë intensiv dhe luhet me ritëm mjaft të lartë. Gjithashtu është shumë më fizik se ai shqiptar.

E prisnit që Partizani ta vuante kaq shumë mungesën tuaj?

Për hir të së vërtetës ndeshjet e para kanë qenë të vështira për ta, sepse u bë një kohë e gjatë që luaj për Partizanin dhe të gjithë ishin mësuar me prezencën time në fushë. Gjithsesi, besoj se ndeshjet e fundit kanë treguar se ai ekip është duke treguar se nuk ndihet mungesa e askujt dhe për këtë jam shumë i lumtur, pasi dua t’i shoh kampionë në këtë sezon.

Mendoni se me dy fitoret e fundit tashmë ata kanë shëruar gjithçka dhe janë kthyer pretendent­ë kryesorë për titullin?

Mendoj se me dy fitoret e fundit Partizani ka treguar se do të jetë aty deri në fund, pasi ka lojtarë, që kanë shumë nivel dhe mund të luajnë shumë lehtë në kampionate të forta në Europë.

E kishit kaluar ndonjëherë nëpër mend se Telushi mund të ishte edhe një qendërmbro­jtës i mirë?

Në fakt unë ia kisha thënë më parë Telushit këtë gjë, pasi ai u kthye nga dëmtimi. I pata thënë të provojë të luajë si mbrojtës, pasi ai është një futbollist që jep shpirtin

në fushë dhe është një lojtar me shumë kualitet. Jam i bindur se ai mund të bëjë çdo rol dhe jam shumë i lumtur që ai e gjeti veten në atë rol, sepse kisha bindjen se mund ta bënte shumë mirë dhe është një lider i vërtetë në atë pozicion.

Kush mendoni se e ka aftësinë t’ju zëvendësoj­ë ju te Partizani?

Mendoj se Preka dhe Telushi mund të bëjnë atë që bëja unë në fushë për Partizanin, pasi ua di shumë mirë kualitetet atyre çunave.

Përse pësonte aq shumë

gola Partizani dhe çfarë ka ndryshuar në dy ndeshjet e fundit që e kanë mbajtur portën të pastër?

Shikoni, Partizani me atë modul loje, pothuajse në çdo ndeshje dominonte ekipet në fazën sulmuese, sepse është një ekip, që sulmon me 11 lojtarë dhe mbron me 11 lojtarë. Gjithsesi, shpresoj shumë që skuadra të vazhdojë të mbajë këtë ritëm sa më gjatë.

Luajnë ndaj Kukësit të premten. Janë të vështira transferta­t në qytetin verilindor?

Është një ndeshje e fortë, pasi Kukësi kërkon me këmbëngulj­e objektivat e veta në këtë sezon dhe së fundmi me trajnerin Hallaçi në stol kanë ndryshuar fytyrë për mirë. Por mendoj se fiton Partizani, sepse ai ekip është ndërtuar për t’i fituar ndeshjet e vështira dhe kam besim se do t’ia dalin.

Cili ekip mund të matet deri në fund në garën për titullin me Partizanin?

Mendoj se Vllaznia do të jetë deri në fund me Partizanin në luftën për titullin kampion.

Cili ishte sulmuesi që ishte më i vështirë ta markonit ne Superioren e këtij sezoni?

Të them të drejtën nuk ka pasur ndonjë sulmues që më ka vënë në vështirësi në këtë sezon dhe vetëm Skuka në stërvitje ma ka vështirësu­ar më shumë misionin tim.

Po në gjithë karrierën tuaj?

Një sulmues që kam preferuar gjithmonë ta kem përballë ka qenë Majkëll Ngo, pasi ishte shumë i fortë dhe prodhonim duele mjaft të zjarrta.

Çfarë ju mungon më shumë nga rutina që kishit gjatë ditës kur jetonit në Tiranë?

Më mungon çdo gjë atje. Shokët e skuadrës, ushqimi dhe mbi të gjitha më mungon Partizanit dhe tifozët “Ultras Guerrils”, që më kanë mbështetur në çdo lloj momenti. Unë sot jam një prej tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania