Panorama Sport (Albania)

Kukësi në moment kritik, klubi u bën apel tifozëve

Luhet të premten, por ora 13:00 nuk është aspak e favorshme

- VLADIMIR MEMA

Kukësi duket se e ka lënë pas krahëve humbjen në ndeshjen e fundit me Teutën, edhe pse erdhi përballë një kundërshta­ri direkt në luftën për mbijetesë. Verilindor­ët u ndëshkuan vetëm në saj të dy episodeve që nuk i patën në favor dhe gabimeve të tyre, siç ishte dalja e gabuar e portierit Angelos Tafas dhe penalltia e humbur nga sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa. Momente që vendosën sfidën, pasi në tërësi të besuarit e trajnerit Rrahman Hallaçi prodhuan lojë dhe ky fakt jep besim se situata mund të ndryshojë për mirë. Gjithsesi, tani gjithçka është lënë pas dhe skuadra është e fokusuar tërësisht te ndeshja e së premtes me Partizanin në “Kukës Arena”, aty ku shpresojnë të dalin me tri pikët. Me mbështetje­n e tifozëve, ku nuk mungon edhe thirrja për ta, në Kukës presin rikthimin sa më parë te rezultatet pozitive. SITUATA

NË SKUADËR

Përpos humbjes së fundit, pritet që Kukësi praktikish­t të mos ndryshojë asgjë sa i përket

titullarëv­e dhe rreshtimit në fushë ndaj të kuqve, me Hallaçin që do t’i besojë thuajse të njëjtëve titullarë. Ekipi e ka krijuar tanimë fizionomin­ë e vet në lojë dhe ka pak gjasa që të pësojë ndryshime në këtë moment të kampionati­t. Shqetësim vijojnë të

sjellin dy lojtarët që munguan për arsye dëmtimi, si mesfushori me tipare sulmuese, Xhonson Ovusu dhe qendërmbro­jtësi Antonio Ilieski, të cilët janë në luftë me kohën për t’u rikthyer sa më shpejt me skuadrën. Pjesa tjetër e ekipit është në rregull, për aq kohë sa nuk do të ketë mungesa për arsye kartonësh këtë javë.

THIRRJA

E KLUBIT

Në Kukës e shohin si një ndeshje të rëndësishm­e përballjen me Partizanin, ndaj edhe bëjnë thirrje për një prezencë sa më të madhe të tifozërisë në shkallët e stadiumit. Problem sigurisht mbetet orari, pasi të premten në 13:00 është një orar zyrtar pune dhe jo të gjithë do të kenë mundësinë ta shohin nga afër këtë sfidë. “Të premten rikthehemi në Kukës për ndeshjen e javës së 23-të të Superiores. Skuadra jonë do të përballet me Partizanin dhe prezenca juaj në stadium do të ishte një shtysë e madhe dhe forcë për ekipin. Momenti i vështirë që skuadra po kalon, mund të lihet pas vetëm me mbështetje­n tuaj. Të premten, në orën 13:00 ju presim në ‘Kukës Arena’”, thuhet në njoftimin e klubit verilindor. Në ndeshjet e fundit ka pasur një prezencë më të shtuar të tifozerisë në Kukës, prandaj shpresohet që numri i tyre të jetë i lartë edhe për sfidën ndaj të kuqve. Gjithnjë ndeshjet Kukësi-partizani kanë afruar tifozë të shumtë në stadium.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania