Panorama Sport (Albania)

Sokol Gosa: Ja pse Egnatia luan më mirë jashtë fushës

-

Pas Hasan Zylës, një emër simbol në futbollin rrogozhina­s, që ka qenë në elitë pjesë e Besës së Kavajës, është pikërisht Sokol Gosa. Bëhet fjalë për një rrogozhina­s puro, që konsideroh­et një tjetër ikonë me kontribute të jashtëzako­nshme tek Egnatia e mbi dy dekadave më parë. Si një ish-futbollist, kapiten i skuadrës ndër vite, por edhe ish-trajner dhe drejtues në klub, Gosa vazhdon të jetë afër Egnatias. Sot për Sokolin është një ditë e veçantë, pasi feston edhe 53-vjetorin e lindjes, ndërsa foli për “Panorama Sport” rreth situatës në skuadër. Ai gjeti rastin për të bërë sugjerimet e tij si specialist futbolli, duke prekur edhe çështjet më të nxehta rreth klubit.

Nga fitorja me Laçin, te barazimi me Vllazninë. Si i keni parë rezultatet e Egnatias në dy javët e fundit?

Shoh një ecuri pozitive, jo vetëm në rezultate, por edhe në lojën e bukur dhe me raste shënimi që po bën skuadra, sidomos në takimin e fundit ndaj Vllaznisë. Ndonëse nuk shënuam dhe as nuk fituam, mendoj se skuadra ka bërë një ndeshje të mirë.

U bënë më shumë se tre muaj që Egnatia nuk fiton në shtëpi. Përse po ndodh kjo sipas jush?

Ndeshjet brenda çuditërish­t janë bërë si mallkim për Egnatian. Por, të mos harrojmë se në transferta ka pasur rezultate më të mira, sepse ndoshta ka më pak presion jashtë Rrogozhinë­s. Në fushën tonë, ndoshta nga dëshira e madhe për të kënaqur tifozët, por edhe për të qenë pranë përmbushje­s së objektivav­e, ka bërë që lojtarët të mos gjejnë qetësinë e duhur, veçanërish­t në rastet që kanë pasur për shënim. Kam besim se kjo situatë do të kalojë shpejt dhe nuk do të zgjasë shumë.

Ngjeshja e skuadrave në renditje dhe presioni i pikëve në raport me objektivat që ka klubi, sa mund të ndikojë në vazhdimësi­në e ekipit?

Ekipin e shoh shumë të motivuar në seancat stërvitore dhe mbi të gjitha ka mbështetje­n maksimale nga presidenca. Kjo ngjeshje e skuadrave, sidomos pesëshja e parë, mendoj se do të jetë deri në javët e fundit të kampionati­t. Pastaj llogaritë do të bëhen në fund.

Të premten ekipi luan në transfertë ndaj një Bylisi që vjen pas fitores në Laç. Çfarë ndeshjeje prisni?

Transferta e Ballshit është delikate dhe do të vendosë shumë për Egnatian. Duhet patjetër vazhdimësi dhe kam besim se trajneri Tetova, bashkë me stafin e tij, e kanë gjetur modulin për të marrë maksimumin nga disa lojtarë që nuk janë akoma brenda potenciali­t të tyre. Egnatia ka shumë kualitete në të gjitha repartet dhe është një skuadër me një bosht cilësor. Dua të përgëzoj Malotën, që është rikthyer në prapavijë me cilësinë e liderit. Ai është një shembull si brenda fushës dhe jashtë saj, kështu që duhet të frymëzojnë edhe lojtarët e tjerë më të rinj. Ekipit i mjafton të luajë me kujdes dhe përqendrim maksimal, duke shfrytëzua­r çdo shans për ta goditur Bylisin.

Duke qenë se klubi nuk ka eksperienc­ë të madhe në krahasim me rivalët për objektiva madhorë, sa impakt mund të ketë kjo në menaxhimin e situatave?

Egnatia përfaqëson një qytet të vogël si Rrogozhina, që i ka bërë tashmë të gjithë krenarë dhe e ka zvogëluar ndjeshëm emrin si e ashtuquajt­ur skuadër e vogël. Tashmë është e barabartë mes të barabartëv­e. Me lojërat që po zhvillon Egnatia, mënyrën se si klubi po kërkon të përshtatë gjithçka në të mirë të ekipit dhe investimet e presidenti­t Agim Demrozi, e bëjnë Egnatian solide në çdo aspekt. FATMIR EFICA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania