Panorama Sport (Albania)

Bakaj bëhet trajner te Dinamo: Festoj me medalje në fund

“Tri vite me sakrifica, Bozhiqi dhe Egbo shembujt e mi”

- FATJON RUPI

Merr tjetër rrjedhë karriera e Edvan Bakajt. Ai thuajse e ka mbyllur me futbollin e luajtur, ndonëse vendimin përfundimt­ar do ta marrë në qershor. Pa u mbyllur ende sezoni, 35-vjeçari ka nisur një aventurë të re. Është bërë zyrtarisht trajner i portierëve te skuadra e 19-vjeçarëve. Gjatë një interviste të dhënë ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”, ai rrëfen emocionet, sakrificat dhe zhgënjimet që ka përjetuar në këto 18 vite në futboll.

Keni nisur kursin për trajner portierësh dhe po stërvitni edhe portierët e U-19ës së Dinamos. E ka mbyllur Edvan Bakaj me futbollin e luajtur?

Nuk mund të them 100 % që e kam mbyllur. Do të flas me siguri më datë 1 qershor, kur të marr një vendim përfundimt­ar për karrierën time. Është e vërtet se në këto momente që flasim unë nuk jam më pjesë e skuadrës së parë të Dinamos, por jam pjesë e këtij klubi. Kjo fazë 3-4-mujore do të më bëjë të kuptoj se si mund të jetë e ardhmja ime.

Një koment për eksperienc­ën e re që keni nisur, atë të trajningut?

Kam që në moshën 17vjeçare si portier profesioni­st dhe janë gati 18 vjet karrierë. Mendoj se e kam eksperienc­ën e duhur për ta bërë këtë zanat, kështu që mendoj se jam gati.

Si do ta përkufizon­it kohën që keni kaluar te Dinamo gjatë karrierës suaj?

Kanë qenë 3 vite plot sakrifica. Viti i parë ka qenë shumë i vështirë, por në fund ato sakrifica u shpërblyen me ngjitjen në Superiore të Dinamos pas 9 vitesh. Viti i dytë në aspektin sportiv nuk ishte ai që donim të ishte, pasi të gjithë e dimë si ishte fundi. Këtë vit të tretë gjetëm forca për t’u ringritur dhe deri në këto momente ekipi është në vendin e parë. Shpresoj që të dalim kampionë në fund.

Cili është opinioni juaj për Dinamon e këtij sezoni?

Dinamo është një ekip i gërshetuar me lojtarë me eksperienc­ë dhe lojtarë të rinj të talentuar. Normalisht, një ekip i rindërtuar do kohën e vetë, por e rëndësishm­e është që janë marrë pikët, sepse në fund kanë rëndësi pikët dhe jo loja.

A keni ndonjë peng nga

karriera juaj e gjatë si portier?

Peng tamam nuk do të thosha, por dëshira ishte ta mbyllja me medaljen në qafë këtë vit si lojtar aktiv. Gjithsesi, jam i sigurt që edhe për mua do të ketë një medalje në fund, pasi edhe unë kam kontribuua­r. Statistika­t i kam të mira (qesh), nga 3 ndeshje në kampionat që kam luajtur, 2 herë kam dalë te formacioni më i mirë i javës.

Cili nga trajnerët e portierëve ju ka lënë më shumë mbresa në karrierë dhe pse?

Kam punuar me shumë trajnerë profesioni­stë dhe gjej

rastin t’i falënderoj, por do të veçoja dy trajnerë, të cilët përveçse janë trajnerë shumë të mirë, janë edhe njerëz të shkëlqyer. Edhe kur gaboje ata nuk të hidhnin poshtë kurrë. Kjo gjë jo te të gjithë trajnerët ekziston. Ilir Bozhiqin dhe Emanuel Egbonë i kam shembuj për karrierën time të ardhshme.

Cili portier në botë ka qenë modeli juaj?

Gjithmonë më ka pëlqyer Iker Kasilias për faktin se gjithmonë ka qenë i nënvlerësu­ar, por gjithmonë ia ka dalë me punë dhe talent.

Nga portierët e kampionati­t

shqiptar, kush ju pëlqen më shumë?

U bënë gati 2-3 vjet që në kampionati­n tonë u është dhënë dora portierëve të rinj. Kjo gjë më pëlqen shumë, pasi mendoj se duhet të përkrahen edhe portierët e rinj, ashtu si lojtarët e rinj. Këtë vit deri tani do të veçoja Alen Sherrin e Egnatias, ka treguar se është një portier shumë i mirë dhe po rritet shumë. I jep siguri skuadrës.

Keni diçka për të shtuar?

Po, dua të falënderoj presidenti­n Adrian Bardhi për besimin që më ka dhënë gjithmonë si lojtar dhe tani si trajner.

 ?? ?? Edvan Bakaj, trajneri më i ri i Dinamo U-19
Edvan Bakaj, trajneri më i ri i Dinamo U-19

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania