Panorama Sport (Albania)

Demiraj: Renditja e turpshme, Apolonia është skuadër jetime

Ish-trajneri nuk sheh dritë: Asnjë s’po ndryshon

-

Apolonia po rrezikon seriozisht rënien. Janë ngujuar në vendin e 10-të dhe mungesa e rezultatev­e, i ka futur seriozisht në krizë. Kështu mendon edhe Elidon Demiraj, ish-trajneri i fierakëve. Ai mendon se asgjë nuk po ndryshon në ekip dhe kjo është ajo që i zbeh shpresat. Gjatë një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 43-vjeçari “skanon” me detaje atë që nuk shkon në Fier.

Vetëm barazim me Besën në “Loni Papuçiu”. Si e patë ekipin?

Mbeta i pakënaqur. Apolonia nuk bëri asgjë për të fituar përballë Besës. Lista e gjërave që i mungon ekipit është shumë e gjatë, por ato që janë më emergjente janë pikët. Duhet të tregohet pragmatist­e dhe sidomos në shtëpi. Që këtu nis tatëpjeta për fat të keq.

Çfarë i mungon këtij ekipi për të gjetur ndryshmin?

Asnjë nuk po ndryshon tek Apolonia, përveç trajnerit. Ky i fundit pati një impakt pozitiv në fillim, por jo vazhdimësi. Janë tri javë pa fitore,

Mendoni se e rrezikojnë mbijetesën?

Në radhë të parë renditja është e turpshme dhe e pajustifik­ueshme për Apoloninë. Sigurisht që po, sepse askush nuk e ka vendin të sigurt me formulën e Kategorisë së Parë. Dalin plot katër skuadra, çka do të thotë se cilido ekip është i rrezikuar për të zbritur në të Dytën.

A ka ndonjë fajtor për këtë gjendje?

Në këtë moment Apolonia është një ekip jetim, pa presidencë dhe pa mbështetje nga bashkia. Se si mund të katandiset kështu një ekip, këtë nuk e di dhe as nuk mund ta shpjegoj dot. Të të mundë ekipi i vendit të fundit, është shumë turp.

Pra, nuk shihni aspak dritë në fund të tunelit?

Dritë as që bëhet fjalë, sepse këtu nuk di çfarë të ndryshosh më parë. Gjithsesi, po e nis nga ana e organizimi­t dhe përballë Besës pashë një ekip ku 60 % e formacioni­t të parë ishin të huaj. Përveç mesfushori­t nigerian Orelesi, asnjë tjetër nuk e bëri dot diferencën me lojtarët e tjerë vendës. Gjithashtu nuk mund ta fsheh zhgënjimin për largimin e të rinjve Kurti dhe Mezani. HILMI SALIU

 ?? ?? Elidon Demiraj, ish-trajner i Apolonisë
të cilat na kthejnë në pikën zero. Ndonjëherë më duket sikur nuk e kanë marrë seriozisht kampionati­n dhe i nënvlerëso­jnë kundërshta­rët.
Elidon Demiraj, ish-trajner i Apolonisë të cilat na kthejnë në pikën zero. Ndonjëherë më duket sikur nuk e kanë marrë seriozisht kampionati­n dhe i nënvlerëso­jnë kundërshta­rët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania