Panorama Sport (Albania)

As 24 orë pa punë, Alcani emërohet drejtor te Besëlidhja

Klubi gradon në staf trajnerin e sapolargua­r nga Tërbuni

-

As 24 orë nuk ka qëndruar pa punë Alert Alcani. Të hënën u largua nga Tërbuni, ndërsa dje i është bashkuar Besëlidhje­s. Këtë herë jo si trajner, pasi ka marrë tjetër detyrë. Ai është emëruar zyrtarisht drejtor teknik. Ai është kontaktuar nga drejtuesit lezhjanë dhe akordi nuk ka vonuar. Ka qenë presidenti Xhulio Noka që e ka bërë të ditur këtë lëvizje për “Panorama Sport”: “Duke parë rezultatet, vendosëm që në postin e drejtorit teknik të merrnim Alert Alcanin. Kam besim të plotë se plotësimi i stafit teknik bëhet me këtë emër të mirënjohur. Pozicioni që mbajmë aktualisht në tabelën e klasifikim­it është aksidental dhe jam i bindur se shumë shpejt do të dalim përfundimi­sht nga aty. Mbështetja për ekipin dhe stafin teknik nga ana ime do të jetë maksimale. Nga ata kërkoj që të punojnë me përgjegjës­i profesiona­le, gjë , e cila nuk u mungon për ta rikthyer Besëlidhje­n në normalitet”. Sakaq, nuk kishte si të mos fliste edhe vetë drejtori i ri teknik.

Alert Alcani deklaron: “Të punosh me Besëlidhje­n është privilegj dhe për më tepër për një njeri që rininë e ka kaluar si pjesëtar i këtij ekipi. Unë pranova që të jem drejtor teknik i Besëlidhje­s pasi e njoh kapaciteti­n aktual të ekipit dhe të shumë futbollist­ëve. Detyrën e kam pranuar në një kohë kur Besëlidhja ndodhet në një pozicion delikat mbijetese. Jam i bindur se do t’ia dalim me sukses të gjithë bashkë. Që nga vendi i gjashtë e poshtë, asnjë ekip nuk e ka siguruar mbijetesën pasi rreshtimin e të gjitha këtyre ekipeve e përmbys ndoshta edhe një ndeshje e vetme. Tani më shumë se kurrë, Besëlidhja ka nevojë për mbështetje dhe kjo nuk do t’i mungojë nga ana ime. Të gjitha kapacitete­t e mia do t’i vë në dispozicio­n të ekipit, duke punuar me përkushtim e profesiona­lizëm. Falënderoj presidenti­n Xhulio Noka për besimin që ka ndaj meje. Unë do të punoj fort që të mos e zhgënjej”, e ka mbyllur drejtori teknik Alcani. PRENG GJIKOLA

 ?? ?? Alert Alcani bashkë me presidenti­n Xhulio Noka dhe drejtorin sportiv Agustin Marku
Alert Alcani bashkë me presidenti­n Xhulio Noka dhe drejtorin sportiv Agustin Marku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania