Panorama Sport (Albania)

Xhafa Xhafa “shkund” “shkund” brazilianë­t brazilianë­t

“Skuadrën e shoh të ngjitur. Edhe Dinamo do të dijë të reagojë pas gabimeve”

- ERMAL SIKA

Fjodor Xhafa është i bindur se Flamur tari dhe Dinamo do të ngjiten këtë sezon në Superiore. Kjo nuk është vetëm një dëshirë prej së shkuarës që ka me këto dy klube. Thekson se gara po bëhet vërtetë e ashpër, duke e zbukuruar Kategorinë e Parë. Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, ish-sulmuesi i jep të drejtë Troisit për provat që po bën me skemat. E megjithatë, i këkron që ta lërë me kaq dhe të mos rrezikojë. Ka edhe një mesazh për të huajt, ndërsa u kujton se duhet të luftojnë fort për të kapur formacioni­n.

Fjodor, si e ka nisur fazën e dytë Flamurtari sipas jush?

Për mendimin tim klubi është brenda parametrav­e për arritjen e objektivav­e që ka vendosur në fillim të sezonit. Ishte normale që me lëvizjet, të cilat u bënë në merkato të kishte një luhatje të lehtë në startin e fazës së dytë. Kjo pasi u futën shumë lojtarë të rinj në organikë dhe duan kohën e tyre që të harmonizoh­en me grupin.

Në fakt janë shumë të huaj në organikë dhe kryesisht brazilianë, kur dihet që në fushë lejohen pesë. E shikoni si problem këtë gjë?

Të kesh cilësi është gjë e mirë. Aq më tepër ta kesh me shumicë për aq pak vende të reduktuara. Atëherë, kjo ndikon në rritjen e konkurrenc­ës. Duke qenë se brazilianë­t janë të shumtë në numër, nuk duhet që ta marrin lehtë, të “flenë gjumë”, siç i themi ne. Duhet t’i shtrohen punës, të japin më të mirën e tyre për të mposhtur edhe konkurrenc­ën me njëritjetr­in.

Troisi bëri eksperimen­te në ndeshjen me Turbinën, duke ndryshuar skemën. Mendoni se është koha për prova të tilla?

Kur ke shumë ndryshime në organikë, janë të pranueshme edhe provat. Por sa më shpejt të mbarojnë këto gjëra, aq më mirë është që ekipi të hyjë në ekuilibrin e vet.

Ngjitet ky Flamurtar në Superiore?

Për mua po, patjetër.

Si po ju duket gara për dy vendet e para?

Kjo luftë thjeshtë do të na bëjë që të shikojmë ndeshje të bukura dhe për t’u karikuar më mirë. Një rivalitet i tillë e zbukuron kampionati­n, por edhe ne do të na japë më shumë kënaqësi për ta ndjekur në stadium.

Cilat skuadra ngjiten sipas jush në Superiore?

Për mua, Flamurtari i pari (qesh), dhe Dinamo. Kjo e fundit, jo vetëm që ka qenë pjesë imja, por edhe për përkushtim­in që ka si klub dhe për trajnerin që ka në krye, të cilin e njoh mirë. Ngjiten të dyja.

Si e shikoni këtë Dinamo?

E filloi me luhatje, por gradualish­t hyri në ritmin e saj. Me ndeshjen e fundit prishi pak ekuilibrat, por mendoj se ka potenciali­n që bashkë me ne ta mbajë ritmin deri në fund.

Flasim pak për ndeshjen që Flamurtari do të luajë këtë fundjavë me Besën. E kalueshme?

Flamurtari edhe kundërshta­rin më të lehtë duhet ta konsideroj­ë si më të vështirin, si përballjen e sezonit.

 ?? ?? Fjodor Xhafa, ish-lojtar i Flamurtari­t dhe Dinamos
Fjodor Xhafa, ish-lojtar i Flamurtari­t dhe Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania