Panorama Sport (Albania)

Ndreu: Erdha me mision, mundim Besëlidhje­n

TËRBUNI/ Trajneri vlerëson grupin që ka gjetur: Ka cilësi, nuk mund ta refuzoja ofertën

-

Ramadan Ndreu ka ardhur me mision të qartë te Tërbuni: të kapë zonën “play off”. E pranon ashpërsinë që ka ky kampionat, por nuk trembet. Mendon se në organikë ka cilësi mjaftueshë­m dhe bashkërish­t do të realizojnë objektivin që ka klubi. Këtë e pranon edhe për “Panorama Sport”, trajneri i ri, ku analizon gjithë situatën e pukjanëve. “Mora drejtimin e Tërbunit me një mision të qartë, ta ngre sa më lart në shkallët e klasifikim­it. Në ekip nuk mungojnë kualitetet. Pres që lojtarët cilësorë ta tregojnë veten në vazhdim duke dhënë maksimumin për të marrë më të mirën tonë në çdo takim”, thotë Ndreu, i cili pohon se e ka pritur me kënaqësi ftesën e drejtuesve për të qenë në krye të ekipit. “Të them të drejtën më pëlqeu si ofertë dhe nuk hezitova, pasi ekipin e njoh prej shumë kohësh më parë. Tërbuni ka pasur një objektiv që në fillim të sezonit. Kam besim te kjo skuadër. Kualitetet që ka në përbërje do të dinë të rikuperojn­ë pikët e lëna deri tani. Të punosh këtu është kënaqësi. Ndodhemi në vendin e 9-të në klasifikim, por e kemi vetë në dorë të ndryshojmë gjithçka. Kemi mjaftueshë­m javë në dispozicio­n për t’iu larguar rrezikut dhe për të mos e diskutuar mbijetesën. Diferenca e pikëve është e ngushtë dhe një fitore të ngre”, theksoi tekniku. Nuk kishte si të mos fliste për ndeshjen e radhës, kur përballë Tërbunit do të jetë Besëlidhja. “Jemi përqendrua­r maksimalis­ht te ky takim që ka marrë gjithë vlerësimin tonë. Do të hyjmë në fushë për pikët e plota. Përballja me lezhjanët do të jetë pikërisht ajo që do të na shërbejë si mbështetje për vijimësinë. Unë kam besim se skuadra e Tërbunit nga java në javë do të njohë vetëm ngritje. Por në futboll ndikon edhe fati, të cilin besoj ta kemi me vete. Unë e mora ekipin në gjysmë të sezonit dhe në një pozicion delikat, por besoj fort se të gjithë së bashku do të bëjmë më të mirën e mundshme për t’u rikthyer ku e ka vendin ky ekip. Së fundmi dua të falënderoj trajnerin Alcani, që ka bërë një përzgjedhj­e lojtarësh cilësorë, por nganjëherë fati nuk është në anën tënde”, përfundoi Ndreu.

DITMIR PEMA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania