Panorama Sport (Albania)

Shkeljet, gruaja e Redi Jupit i nxjerr të palarat shoqatës

Sekretari Haçi: Do të detyrohem t’ju nxjerr jashtë

-

Në asamblenë e Shoqatës Rajo nale të Tiranës të zhvilluar dje nën ambientet e FSHF-SË ka pasur debate me tone të forta mes përfaqësue­ses së akademisë “Fotball Republic”, Vivian Petrela, dhe sekretarit Ardian Haçi. Mjafton të shihet debati mes këtyre të dyve dhe ta kuptojnë të gjithë se si drejtohet futbolli shqiptar sot deri në qelizë... Shoqata Rajonale e Tiranës nuk u kishte dërguar materialet e plota të gjithë anëtarëve dhe këtë e pranon, por më pas e quan “lapsus”. Kur përfaqësue­sja e “Fotball Republic”, që është njëherazi edhe bashkëshor­tja e Redi Jupit, kërkoi shpjegime se përse raporti financiar nuk është certifikua­r nga një ekspert kontabël i pavarur siç e parashikon statuti i shoqatës, por është bërë nga FSHF-JA, përgjigjja me tone arrogante ishte: “Se këto janë paratë e FSHF-SË dhe ajo ka të drejtë t’i kontrolloj­ë...” Pra, Shoqata Rajonale e Tiranës, e cila do të duhej të funksionon­te si e pavarur, i bën mbledhjet në zyrat e FSHF-SË, mbahet me lekët që merr nga FSHFJA, i miraton pasqyrat financiare nga ekspertët e FSHFSË, ua çon dokumentet dhe raportet vetëm anëtarëve që i servilosen federatës, ndërsa atyre që kanë kritika apo nuk bien dakord u thonë se “ishte një lapsus”. Dhe po flasim për shoqatën rajonale të Tiranës, më e madhja në vend, imagjinoni se çfarë bëhet në rrethe... Për të ardhur keq, ndërkaq, që kryetari i shoqatës, Krenar Alimehmeti, gjatë gjithë debatit rri si figurant, madje nuk bëzan as kur e vetmja femër në atë asamble kërcënohet nga sekretari Ardian Haçi se do ta nxjerrë jashtë. Befasuese është që në gjithë atë skenë të shëmtuar nuk ndërhyn as anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-SË, Pano Xhixho, dikur një nga zërat më kritikë në gazetarinë sportive. Edhe ai si Alimehmeti miraton në heshtje presionin e vazhdueshë­m që i bën sekretari Haçi zonjës Petrela. Kjo e fundit i kërkon vazhdimish­t llogari se përse nuk u janë dërguar materialet në mënyrë që të propozonin ndryshime nëse do ta shihnin të nevojshme, por ai vazhdimish­t e anashkalon këtë pjesë. Ardian Haçi, sekretar i përgjithsh­ëm i Shoqatës Rajonale, u padit një vit më parë nga Bashkia e Tiranës për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentes­h.

 ?? ?? Vivian Jupi
Vivian Jupi
 ?? ?? Ardian Haci
Ardian Haci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania