Panorama Sport (Albania)

PJESË NGA DEBATI

-

A.HAÇI: Do të vazhdojmë me dy pika të rendit të ditës, që janë miratimi i pasqyrave financiare dhe miratimi i buxhetit për vitin 2023. Së pari, keni përpara pasqyrat financiare, të cilat paraqesin bilancin e vitit, shpenzimet dhe të ardhurat, transaksio­net bankare dhe pasqyrimin e të ardhurave nga federimet nga të ardhurat e ekipeve të moshave si dhe fondet e ardhura nga FSHF-JA. Ju ftoj ta miratoni.

V.PETRELA: Përshëndet­je të nderuar anëtarë dhe të gjithë të pranishmëv­e në këtë sallë, ku po zhvillohet asambleja e SHRFT-SË. Unë vij nga shoqata ‘Football Republic’. Siç mbase disa nga ju mund të kenë marrë një ‘email’ nga ana jonë. Gjatë kohës kur anëtarëve u është dërguar rendi i ditës dhe materialet e mbledhjes, në materialet e mbledhjes mungojnë disa nga pikat që ne do të miratojmë në këtë asamble. Ju, siç e dini dhe e keni lexuar e jeni në dijeni të statutit, se cilat janë kompetenca­t tona si anëtarë të kësaj shoqate dhe nëpërmjet kësaj asambleje ne miratojmë disa vendime që janë të rëndësishm­e për organizimi­n e futbollit. Ndër disa nga pikat kemi raportin e aktiviteti­t, i cili prezantohe­t për miratim këtu. Ky dokument, në materialet që janë dërguar, nuk është paraqitur, por na e keni dhënë vetëm sot në këtë mbledhje.

A.HAÇI: Më falni, cili dokument nuk është paraqitur?

V.PETRELA: Raporti i Aktiviteti­t.

A.HAÇI: Mesa ju thashë qeparë, do të diskutojmë pikë për pikë, ndërkohë tani po flasim për një tjetër pikë të rendit të ditës. Megjithatë, po të jap një sqarim të menjëhersh­ëm. Raporti ka karakter informues, nuk do ta votojmë raportin. Ne e kemi vlerësuar që të mos e dërgojmë. Sa u përket dokumentev­e të tjera që nuk ju kanë ardhur, një pjesë ju ka ardhur dhe për këtë në kërkojmë ndjesë sepse mund të jetë bërë ndonjë gabim, nuk di të të them. Por, po diskutojmë për pasqyrat financiare.

V.PETRELA: Po i marr një nga një, që të gjitha pikat. Raporti, sipas statutit të kësaj shoqate, është një nga raportet që merret vendim nga asambleja këtu.

A.HAÇI: Jua sqarova pak më parë që raporti u lexua nga kryetari dhe nuk morëm vendim. Kishte karakter informues. Raportin një pjesë e kanë marrë dhe një pjesë nuk e kanë marrë.

V.PETRELA: Tani si është kjo, një pjesë e kanë marrë dhe një pjesë jo. Është detyrë juaja që të dërgoni materialet. Unë për këto kam ardhur këtu, dhe jo se po bëhet java e karnavalev­e. Ne kemi ardhur këtu për të ushtruar të drejtat tona dhe votuar në lidhje me një aktivitet.

HAÇI: Jua dhashë përgjigjen për atë pjesë.

V.PETRELA: Tani ju thoni një pjesë nuk i kanë marrë materialet, përveç raportit që nuk është vetëm informues, por ju si shoqatë duhet të na i paraqisni ne si anëtarë, se çfarë është bërë gjatë vitit. Është pikë e statutit, që raporti i aktiviteti­t miratohet. Ju ftoj të lexoni statutin. E dyta: Miratimi i pasqyrave financiare. Ne kemi ngritur një shqetësim pasi, sipas statutit, miratimi bëhet kur ato janë të audituara nga një ekspert kontabël, i cili është i propozuar nga kryetari. Ato që na janë paraqitur nuk kanë asnjë informacio­n mbi ekspertin kontabël, sepse ky ekspert miratohet nga ne, nga anëtarët këtu. Dhe materiali tjetër që mungon është: miratimi i rregullore­s së Asamblesë së Përgjithsh­me, i cili është paraqitur vetëm sot, ndërsa në email nuk është dërguar 10 ditë para mbledhjes. Tani se cila është arsyeja, pse disa i kanë marrë dhe disa nuk i kanë marrë, unë këtë nuk e di, por sekretaria­ti i shoqatës është personi, i cili ka detyrën që të na informojë ne të gjithëve mbi këto. Janë tri pika që ata anëtarë nuk i kanë marrë materialet, nuk mund të votojnë.

A.HAÇI: Sa i përket shqetësimi­t tuaj të parë, jua shpjegova se disa nuk e paskan marrë. Ky është si shqetësim. Raporti nuk është shkruar në rendin e ditës që do të miratohet. Aktiviteti ka filluar në dhjetor dhe tani jemi në shkurt. Jemi brenda rregullave në këtë pjesë. Sa i përket rregullore­s, do të na bëjë më të pavarur. Ne mund ta bënim aneks të statutit siç e ka FSHF-JA, sepse në të ardhmen duam që të fitojmë pavarësi. Sa u përket audituesve të pavarur që ju përmendët, është shqetësim i drejtë, por ne nuk e kemi parashikua­r as këtë vit sepse ajo kërkon fonde dhe shoqata nuk i ka këto fonde. Aktualisht shoqatën po e mban FSHF-JA dhe përderisa ato lekë i jep FSHF-JA, ajo ka të drejtë të auditojë lekët e veta dhe e ka zgjedhur ajo. Në momentin që ne do të dalim të pavarur edhe në fonde, për arsye se asnjë nga anëtarët e shoqatës nuk është se paguani ndonjë kuotë për të mbajtur shoqatën dhe nuk u është kërkuar kurrë kjo pjesë. Kështu, unë mendoj që për të gjitha këto shqetësime që ju ngrini, kush mendon se duhet ta votojë, le të votojë, kush mendon jo, le të mos votojë. Kaq kisha, nuk kam ardhur për replikë. I mora shqetësime­t tuaja. Nuk mund të ta jap fjalën sërish. Mund të mos votosh nëse nuk të pëlqen kjo pjesë. Nuk kam përgjigje tjetër dhe të lutem shumë mos më prish asamblenë ose do të detyrohem të të nxjerr jashtë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania