Panorama Sport (Albania)

Prestige s'ndalet, 12 fitore radhazi në Sunday League

FUTBOLL/ Ecuri fantastike në Grupin A

-

Prestige po zhvillon një sezon të jashtëzako­nshëm në Sunday League, duke koleksionu­ar fitore të njëpasnjës­hme në Grupin A, aty ku kryeson me pikë të plota. Mbrëmjen e djeshme skuadra që drejtohet nga Eldiano Topi ka regjistrua­r suksesin e 12-të në po kaq takime të zhvilluara në kampionat, teksa ka likuiduar me rezultatin 3-0 ekipin Antigonean. Tre gola të ardhur në pjesën e dytë, që patën për protagonis­të Bibën, Klejdi Branicën dhe Ademin.

- Ndonëse triumfi i Prestige ishte i padiskutue­shëm

NDESHJA

GOLAT: PRESTIGE:

me diferencën e tret golave, përballja e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në fushën "Skënder Halili" ishte interesant­e. Antigonean provoi të rezistonte, duke u vendosur mirë në mbrojtje, për t'u bërë ballë sulmeve të Prestige gjatë të

gjithë pjesës së parë. Por ekuilibrat do të prisheshin 7 minuta pas startit të fraksionit të dytë të lojës. Biba pas një aksioni të gjatë lëshon një të majtë potente nga jashtë zone, duke e ndalur topin në rrjetë për të kaluar Prestige në avantazh. Pak çaste më vonë, rrezikon sërish Biba, teksa goditja e tij për pak shndërrohe­t në autogol nga një prej mbrojtësve të Antigonean. Këta të fundit provojnë të shtyjnë përpara, ku pas një skeme interesant­e në një goditje standarde, gjuajtja e

Shuaipit shkon jashtë. Prestige kërkon t'i mbyllë llogaritë dhe sulmon për golin e qetësisë, të cilin e gjen në minutën e 55-të. Shima, i aktivizuar në pjesën e dytë, harkon bukur për Klejdi Branicën, me këtë të fundit që finalizon në mënyrë të sh

këlqyer me kokë, për ta "ngulur" sferën në rrjetë. Dy minuta më vonë vjen edhe goli i tretë. Gjithçka nis nga një inkursion i bukur i Gjikolës në të majtë, ndërsa Ademi finalizon saktë brenda zonës duke vulosur triumfin 3-0 për Prestige.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania