Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu super, leksion mbarëkombë­tar Partizanit

Trajneri Karslioglu ‘rrëshqet’ në debutim, të kuqet KO në shtëpi

-

Liga Gjergj Kastrioti, eveniment i për bashkët për klube në volejboll mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka zhvilluar dje gjysmëfina­len e dytë të vajtjes në radhët e femrave. Skënderbeu ka realizuar një provë force në kryeqytet, duke fituar kundër Partizanit me rezultatin e pastër 0-3 në sallën “Feti Borova”. Korçaret, të cilat janë edhe fitueset në fuqi të këtij kompeticio­ni, u shfaqën dominuese në parket, duke hedhur një hap të rëndësishë­m drejt kualifikim­it për në finale. Nga ana tjetër, Partizani, në këtë takim paraqitej me trajnerin turk Bulent Karslioglu në pankinë, i cili ka marrë zyrtarisht vendin e të larguarit në mënyrë të papritur, të turkut tjetër Hakki Ertan Albayrak. Një debutim “flop” për Karslioglu­n në krye të të kuqeve, të cilat tashmë do të kërkojnë t’i përmbysin shifrat në shtëpinë e rivaleve. Për sa i përket ndeshjes, që në fillim vajzat e drejtuara nga

Orlando Koja, krijuan epërsi në pikë. Në shifrat 17-22 për miket, një dëmtim i rrjetës bëri që takimi të ndalej për gati 40 minuta. Me rifillimin e lojës, korçaret më pas e fituan setin e parë 20-25. Edhe seti i dytë ishte shumë i ngjashëm me atë paraardhës, me ekipin mik që

FOTO: F. HAZISLLARI

luajti më mirë dhe fitoi në shifrat të njëjta, sërish 20-25. Partizani ishte në një ditë “jo” dhe e kishte shumë të vështirë të reagonte, ndërsa Skënderbeu kompletoi punën në setin e tretë, të cilin e fitoi 18-25, duke e vulosur kështu në shifrat 0-3 raundin e parë

gjysmëfina­l. Më 25 shkurt në orën 17:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në Korçë do të jetë radha për gjysmëfina­len e kthimit. Për sa i përket gjysmëfina­les tjetër, Skënderaj ka fituar 1-3 derbin kosovar kundër Fer Volejt, takim i luajtur më 18 shkurt.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania