Panorama Sport (Albania)

Erzeni mund Studentin dhe rimerr vendin e dytë

-

Me ndeshjen prapambetu­r ndërmjet Erzenit dhe Studentit, të zhvilluar dje në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, është kompletuar java e 10të e Superligës së volejbolli­t të meshkujve. Shijakasit e drejtuar nga trajneri Parit Uruçi fituan me rezultatin 31, pas një ndeshjeje që zgjati 1 orë e 38 minuta, duke rimarrë vendin e dytë në renditje. Përballja rezultoi interesant­e, kjo edhe për meritë të Studentit, që në këtë pjesë të dytë të sezonit ka një rritje të ndjeshme në lojë, por edhe në rezultate. Për sa u përket seteve, pas një epërsie të lehtë të miqve në setin e parë, më tej Erzeni mori kontrollin, ndërsa Jurgen Dashi vulosi setin 25-18. Seti i dytë ishte edhe më i bukuri i të gjithë takimit. Studenti luajti mjaft mirë dhe kryesoi në pjesën më të madhe të kohës. Gjithsesi, vendësit nuk reaguan në fund, duke bërë që seti të shkonte me pikë shtesë, ndërsa një shërbim fitues nga Anis Çullhaj mbylli shifrat 27-25 në favor të shijakasve, të cilët morën kryesimin 2-0. Por ekipi studentor, i drejtuar nga trajneri Reinard Kasëmaj, nuk kishte aspak ndërmend të dorëzohej, përkundraz­i në setin e tretë dominoi në parket dhe fitoi 21-25, me pikën finale që erdhi me “ace” nga kapiteni Kestrin Batalli. Beteja vijoi edhe në setin e katërt, por në këtë fraksion ishte Erzeni që udhëhoqi thuajse gjatë të gjithë kohës, duke fituar 2521, me të gjithë ndeshjen që u mbyll 3-1 për shijakasit. Kula me 21 pikë, braziliani Soares me 17 dhe Çullhaj me 14 ishin treshja që udhëhoqi të zotët e shtëpisë në këtë sukses. Ndërsa në radhët e Studentit, spikati edhe një herë tjetër Rocha, i cili duket një blerje e qëlluar në shenjë nga klubi kryeqyteta­s. 17 pikë në këtë takim për braziliani­n, i mbështetur nga Gaxiri me 13 dhe Batalli me 10. (25-18, 27-25, 21-25, 25-21)

ERZENI: A.dashi, Soares, Sabliqi, Kula, Garunja, Hoxha, Vora (L1)/ Çullhaj, Renan, Arapi, Masha, J.dashi, Nazifi, Mema (L2).

Trajner: Parit Uruçi

STUDENTI: Hotaj, Vasili, Rocha, Ndoni, Gaxiri, Batalli, Joanidhi (L1)/ Ahmeti, Zeqiraj, Kruja, Peçi, Palushi (L2).

Trajner: Reinard Kasëmaj

GJYQTARË: E.kurti, A.brokaj 17 SHKURT

VLLAZNIA – TIRANA

18 SHKURT

TEUTA – PARTIZANI ELBASANI – SKËNDERBEU

21 SHKURT

ERZENI – STUDENTI SKUADRA JAVA E DHJETË F H SET

1.PARTIZANI 9 1 28-8 2.ERZENI 9 1 28-9 3.TIRANA 8 2 27-10 4.VLLAZNIA 5 5 18-18 5.SKËNDERBEU 4 6 17-20 6.STUDENTI 3 7 15-21 7.TEUTA 2 8 8-26 8.ELBASANI 0 10 1-30

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania