Panorama Sport (Albania)

Klop s’dorëzohet: Fitojmë në Madrid

Tekniku i Liverpulit është treguar shumë i ashpër me mbrojtjen, sidomos për golin e tretë

-

Liverpuli kishte më shumë se 70 vjet që nuk pësonte 5 gola në “Anfield”, dhe kurrë në historinë e tij nuk kishte pësuar kaq gola në një takim në Kupat e Europës. Por Reali i Ançelotit i ka dhënë një tjetër leksion në një ndeshje që ka treguar atë çfarë është Liverpuli në këtë sezon, një skuadër pa stabilitet dhe në veçanti pa mbrojtje. “Nisja jonë ishte vërtet e shkëlqyer, ishte gjithçka perfekte, ideale, me dy gola të shpejtë. Unë mendoj se e gjithë pjesa e parë është interpretu­ar mirë nga ne me përjashtim të golave të pësuar. Goli i 2-2 nuk duhej të ndodhte, por në futboll gjëra të tilla edhe ndodhin”, ka thënë fillimisht Klop. Më pas trajneri gjerman nuk i ka kursyer kritikat për mbrojtjen. “Mënyra se si kemi mbrojtur nuk ka qenë e duhura, kemi gabuar shumë. Pastaj te goli i 2-3... Nuk mund të bësh të tilla gabime kundër një skuadre si Reali. Pas golit të tyre të tretë dolëm nga shinat dhe nuk mundëm të ktheheshim më në lojë. Nëse do të mundësh një

skuadër si Reali duhet të luash për 95 minuta siç bëmë ne në pjesën e parë. Pas golit të 2-3, ata fituan vetëbesim dhe më pas erdhën dhe golat e tjerë. Unë kam përgjegjës­inë time për të gjithë atë çfarë ndodhi. E kam të vështirë ta pranoj

golin e tretë, mbrojmë me 6 lojtarë dhe lëmë të lirë lojtarin e tyre. Kjo nuk mund të ndodhë. Kemi shumë për të mësuar nga kjo humbje e rëndë”, ka thënë trajneri gjerman. Por edhe pse i dërrmuar nga humbja, ai nuk e ka humbur besimin dhe ka nënvizuar

se skuadra e tij do të kërkojë të fitojë në Madrid. “Kjo ishte një goditje e rëndë, por ishte vetëm raundi i parë. Këtë ua kam bërë të qartë edhe lojtarëve në fund të takimit. Të të mundë Reali i Madridit nuk është fundi i botës, por nëse nuk mësojmë nga kjo humbje, atëherë ky do të ishte një problem. Jam i bindur se do të mësojmë dhe do të provojmë sërish. Ne nuk jemi të dorëzuar deri në fund, duam të shkojmë e të fitojmë në Madrid, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë”, tha Jyrgen Klop në konferencë­n pas takimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania