Panorama Sport (Albania)

Pike-kasijas, sherr “live” dhe akuza për grabitje

-

Ndonëse betejat e tyre në fushën e lojës tashmë kanë kohë që kanë përfunduar, papritur Xherard Pike dhe Iker Kasijas përplasen mes tyre në një dalje direkte ne kanalin “Twitch”, teksa bisedojnë për çështjen e momentit në Spanjë, pagesën prej 1.4 milionë eurosh që Barcelona i ka bërë ish-shefit të arbitrave, Hoze Maria Enrikez Ngreira. Ai që ndezi i pari tonet ishte ish-kapiteni i Realit të Madridit: “Xherard, duhet ta qepësh për shumë vite me radhë. Kjo që po mësojmë e dëgjojmë sot është një nga grabitjet më të mëdha që njerëzit kanë dëgjuar në historinë e futbollit”. Ndërkohë, replika e ish-lojtarit të Barçës ka qenë e menjëhersh­me: “Nëse duhet të flasim, atëherë le të kujtojmë se çfarë ka ndodhur për vite me radhë në Champions... Nëse hetohet, Reali del në të gjitha ndeshjet. Dhe nuk them asgjë më shumë se kaq. Në ato vite humbëm një kampionat në ‘Kamp Nau’ kundër Atletikos, me një gol të rregullt të anuluar”. Diskutimi ndizet gjithmonë e më shumë, me Kasijasin që tërbohet dhe hakërrehet: “Këtij skandali aktual mund t’i shtojmë edhe ngjarjen e 2009-ës në ‘Stamford Bridge’ kundër Çelsit, grabitja më e madhe që më kanë parë sytë mua, Balakut dhe Drogbasë. Për të mos folur pastaj për të kuqin ndaj Pepes në 2011-ën, i cili tërboi Murinjon. Sepse në atë periudhë, për dy vite me radhë, Reali nuk mori qoftë edhe një penallti të vetme në fjalor”. Shpërthimi kapi maksimumin dhe kundërpërg­jigjja e Pikesë ishte aq e fortë sa detyroi Kasijasin që të hiqte kufjen nga veshi dhe të linte studion i xhindosur: “Do që të kujtojmë gjithçka? Atëherë po të sjell në mendje golat e Mijatoviçi­t ndaj Juves në pozicion jashtë loje në finalen e Champions-it, dhe ngjarjen e Ramosit ndaj Liverpulit (i theu krahun Salahut) në 2016-ën... Do vërtetë të flasim për arbitrin Iker?!”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania