Panorama Sport (Albania)

Napoli i pandalshëm, Spaleti: Kam një ekip për Champions!

Italianët dominojnë Frankfurti­n, prekin kualifikim­in

-

Kush do ta ndalë këtë Napoli? Në Itali nuk do të arrijë askush, madje atje janë nisur në një arrati të frikshme, por banda e Luçiano Spaletit konfirmohe­t e frikshme edhe në Europë dhe ka bërë dy hapa shumë të rëndësishë­m për të kaluar në çerekfinal­et e Ligës së Kampioneve. Strofka e Frankfurti­t që për shumë dukej e frikshme, napolitanë­t e bëjnë të duket një shëtitje, duke fituar 2-0 dhe duke ofruar edhe njëherë tjetër një paraqitje madhështor­e. Dhe të mendosh që në të 36-ën Kvara gabon një penallti, duke ndezur një sirenë alarmi, të cilën e shuan 4 minuta më vonë Osimhen, me golin e avantazhit. Kaq duhet dhe Frankfurti humb toruan, aq sa në të dytën e gjen veten me 10 lojtarë, pas një kartoni të kuq të Kolo Muanit, i cili lehtëson edhe më shumë vazhdimin e ndeshjes dhe duelin e kthimit në “Maradona”, pas tri javësh. Kjo, sepse në të 65ën Di Lorenco kompleton aksionin personal magjik të Kvarës, i cili pasi i pason me thembër, mbrojtësi godet fluturimth­i dhe shkund rrjetën. 2-0 për Napolin në Gjermani dhe kaq duhet që ndeshja e kthimit të trembë më pak. Kjo, pasi për të dështuar çerekfinal­et, të kaltrit duhet të humbim me një disavantaz­h prej 3 golash, diçka që në stadiumin e tyre nuk ka ndodhur kurrë.

– Dhe në

IRONIKU SPALETI

pritje për të dërguar për herë të parë Napolin në një çerekfinal­e Champions-i, trajneri i tyre, Luçiano Spaleti, nuk ngurron që të ngacmojë edhe rivalët gjermanë: “Napoli im e tregoi se di të luajë me një stil europian dhe me këtë bazë do të vazhdojmë të ecim përpara. Ata që gabuan

llogaritë ishin rivalët tanë, pasi kërkuan që të luajnë ‘italiançe’ që në fillim, por nuk bënë zgjedhjen e duhur. Gjithsesi, thënë këtë, nuk mendoj se jemi kualifikua­r, prandaj edhe për ndeshjen e kthimit shanset janë 50 me 50. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, ndonëse ne e nisim me

një bazë avantazhi të rëndësishë­m ndeshjen e kthimit dhe vetëm ne mund ta humbim mundësinë për të shkuar në çerekfinal­et e Champions-it, - nënvizon Spaleti, i cili fryn edhe gjoksin. – Ne luajmë futbollin më të mirë në Itali? Ndoshta po, por unë nuk kënaqem me kaq. Dua që ta bëjmë këtë në nivel ndërkombët­are, edhe në Champions. Më vjen keq se mund të kishim shënuar ndonjë gol më shumë, por nuk është se kam parë ndonjë ekip perfekt në karrierën time, kështu që nuk mund të kërkoj më shumë se kaq, për momentin...”, përfundoi 63-vjeçari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania