Panorama Sport (Albania)

Pogba jep sinjale rikthimi, Alegri me 4 sulmues në Nantë

Juventusi teston formacioni­n, ja plani i Alegrit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Më në fund Pol Pog ba është gati që të rikthehet dhe këtë e vërtetoi miqësorja e djeshme. Në “Kontinasa” Alegri zhvilloi një miqësore me skuadrën e të rinjve, prej 45 minutash, në të cilën mori pjesë dhe i luajti të gjitha minutat mesfushori francez, mungesa dhe pengu më i madh i këtij sezoni për “Zonjën e Vjetër”, ndonëse shpresat janë që për pjesën e mbetur tifozët të kenë shansin që të shijojnë Pogbanë. Gjithsesi, ai vështirë se do të mund të jetë në gjendje për të luajtur ditën e nesërme me Nantë, në Ligën e Europës, por ndoshta për në fundjavë do ta ketë një shans. Miqësorja brenda grupit ishte edhe një test, të cilin trajneri Alegri e kërkoi për të provuar formacioni­n anti-nantë, i cili pritet të jetë ultraofens­iv. Ideja është ajo që të hedhë nga minuta e parë tredhëmbës­hin Kieza-vlahoviç-di Maria, por në të njëjtën kohë edhe Kostiçin në një 3-4-3, që i ngjasonte më shumë një 3-3-4, duke dëgjuar edhe udhëzimet e Alegrit: “Kostiç, sa më gjerë në të majtë, sa më lart që të jetë e mundur për të krijuar thellësi. Dua më shumë linja pasimi”. Shkurt, nëse të gjitha indiciet e djeshme janë një provë konkrete, në Nantë do të shihet një Juve me katër futbollist­ë në sulm, ndërkohë që diga e mesfushë do të përbëhet nga Rabio, Lokateli dhe Faxholi. Për sa i përket prapavijës, ajo do të jetë sërish e gjitha braziliane, me Sandro-bremer-danilo dhe me Kuadradon gati për të zbritur nga stoli, ndonëse kolumbiani mund të jetë në një balotazh për Kiezën për rolin e titullarit. mundshëm (3-3-4)

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania