Panorama Sport (Albania)

Finalja ndaj Unionit, arbitri “ndihmon” Bajernin

Nagelsman rrezikon betejën e kreut në pankinë

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Borusia Myshenglad bah-bajern Mynih do të pushtonte vëmendjen jo vetëm të mediave vendëse, por edhe atyre të kontinenti­t të vjetër, aty ku çështja e reagimeve të Nagelsmani­t morën doza më të rëndësishm­e sesa rezultati final. 35vjeçari do të tregohej i “pamëshirsh­ëm” me frazat ndaj ekipit të arbitrave në dhomat e zhveshjes pas sinjalizim­it të disfatës në “Borussia Park”, aq sa mediat t’i bënin jehonë fjalorit të përdorur nga Juliani. “Kjo është shaka besoj apo po talleni me mua”, ishin fjalët e Nagelsmani­t. Edhe pse trajneri i kampionëve në fuqi të Bundesligë­s do të kërkonte ndjesë në rrjetin social “Twitter”, ajo nuk do të ndikonte në mbylljen e çështjes, pasi federata vendëse është duke e shqyrtuar si rast penaliteti. Reagimi i shefit të arbitrimit në Gjermani do t’i rriste më tepër dozat e tensionit, duke e trajtuar “agresorin” e këtij akti me nota ironike: “Juliani mund të tregohej më i pjekur në opinionin e shprhur, pasi është vetëm qëndrimi i tij dhe nuk do të thotë se mbetet i pakundërsh­tueshëm. Do të ishte më mirë nëse këto diskutime do t’i bënte jashtë sferës publike dhe këtë hapësirë ta shfrytëzon­te për elemente më pozitive. Justifikim­et nuk shërbejë për asgjë, kështu që kjo skemë nuk ka vlerë, aq më pak kur flasim rreth profesiona­lizmit”, pohonte Lutz Mikael Frohlish. U duk se fjalët e shefit të arbitrimit do t’i linin vendin verdiktit final, nëse ishtekniku i Lajpcigut do të dënohej nga organet përkatëse. Zhvillimet e fundit mund t’i japin tjetër drejtim amullisë së shkaktuar. Konkretish­t Frank Villenborg do të mbante pozitën e arbitrit të 4-t në duelin e “Borussia Prak” dhe do të pasqyronte versionin e tij: “Nagelsmani nuk e kishte tonin e lartë në reagimet karshi arbitrave, por u shfaq ndaj situatës dhe trysnisë nga ana e mediave. Asnjë ofendim nuk

u adresua në mënyrë të drejtpërdr­ejtë apo indirekt ndaj nesh. U habita kur dëgjova njoftimet në shtyp se ai kishte përdorur fjalor të tillë”, pohonte me nota të larta bindëse 44vjeçari për “Neue Osnabrücke­r Zeitung”. Mbetet të vëzhgohet me interes se sa efekt do të ketë deklarata e një personi të brendshëm rreth kësaj ngjarjeje mbi prezencën e Nagelsit në drejtim të Bajernit gjatë duelit të kreut ndaj Unionit këtë të dielën në “Allianz Arena”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania