Panorama Sport (Albania)

Allmuça: Kukësi mbijeton, Europa mision i vështirë TRAJNERI

“Hallaçi po punon mirë, titulli qëndron sërish në kryeqytet”

- VLADIMIR MEMA

Kukësi dhe Partiza ni si rrallëherë për ballen me njëratjetr­ën në një situatë kur luftojnë në dy fronte të ndryshme. Mirëpo, sërish për ishlojtari­n e këtyre dy ekipeve, Igli Allmuça, sfida të tilla konsideroh­en gjithnjë ndërmjet rivalësh. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Allmuça analizon këtë duel, ku e sheh një sfidë midis të barabartës­h dhe ka besim se të dyja ekipet do të shfaqin më të mirën nga repertori i tyre. Ish-futbollist­i i verilindor­ëve shprehet i bindur se Kukësi nuk do ta vërë në diskutim mbijetesën, në një kohë kur Hallaçi po bën një punë të mirë te ky ekip, i cili mund të fitojë edhe Kupën. Sa i përket garës për titull, ai sheh më shumë një luftë dyshe midis Tiranës dhe Partizanit, por pa lënë mënjanë edhe Vllazninë.

Allmuça, si e shihni duelin Kukësi-partizani?

Pavarësish­t renditjes që kanë ekipet në klasifikim, e shoh si ndeshje rivalësh. Në të tilla ndeshje mendoj se presioni është i barabartë te të dyja skuadrat, ashtu si edhe mobilizimi maksimal. Asnjëra prej tyre nuk e nënvlerëso­n apo mbivlerëso­n kundërshta­rin. Të dyja ekipet mendoj se do të shfaqin më të mirën në këtë ndeshje dhe episodet më pas mund të ndryshojnë rrjedhën e lojës dhe që vendosin edhe takimin.

Çfarë nuk ka shkuar te Kukësi këtë sezon që ka arritur deri në këtë pikë?

Nuk i bënë një nisje të mirë kampionati­t dhe rezultatet nuk ishin aty ku duhet. Mendoj që tani po punohet mirë me skuadrën dhe nuk besoj

se Kukësi të rrezikojë, as nuk e vë në diskutim. Sigurisht Europën do ta ketë të vështirë, qoftë edhe nga Kupa, por për të rrezikuar qëndrimin nuk e mendoj. Por oshilacion­et në rezultate kanë bërë që edhe presioni psikologji­k të jetë prezent në skuadër, edhe në aspektin personal për çdo futbollist, pasi duan të japin më të mirën. Është ndryshe kur luan me një skuadër tjetër që ka pretendime dhe ndryshe kur luan me Kukësin, që ka pretendime madhore, ku objektiv mininal kanë Europën.

Si e shihni uljen e Hallaçit në pankinë?

Besoj se Hallaçi bashkë me stafin, Shametin dhe të tjerët, po punojnë shumë mirë me skuadrën, ku ka marrë edhe rezultate pozitive. Ndonjëherë edhe për shkak të episodeve edhe është mundur. Nuk e ka marrë skuadrën nga fillimi dhe ta ndërtojë vetë, pasi është ndryshe ta marrësh gjatë ndeshjeve dhe ndryshe në fillim të sezonit. Më atë që shoh unë dhe sipas mendimin tim, po punon shumë mirë. Do të uroja jo vetëm Kukësin, por personalis­ht edhe Hallaçin, që të arrijë objektivat dhe të fitojë edhe Kupën.

Si ju duket ky kampionat, ku ka shumë ngjeshje midis skuadrave?

Diferencat në kampionati­n shqiptar nuk janë të mëdha. Më kanë bërë përshtypje disa skuadra me oshilacion­e të mëdha, ku fitojnë jashtë dhe humbasin brenda.

Po luftën për titull si e shihni?

Mendoj që Tirana dhe Partizani do të vendosin se cila do të fitojë titullin. Pa hequr edhe Vllazninë, por këto të dyja shoh më shumë rivale shumë të forta me njëra-tjetrën.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania