Panorama Sport (Albania)

Egnatia është super në transfertë, tifozët organizohe­n për në Ballsh

-

Egnatia është një nga skuadrat më stabël të këtij kampionati. Rrogozhina­sit prej shumë javësh kanë zënë vend në pjesën e sipërme të renditjes dhe nuk kanë ndërmend të lëvizin. Një nga pikat kyç të rrogozhina­sve është fakti që janë një skuadër shumë e fortë në transfertë, ku në 11 ndeshje kanë arritur të fitojnë 19 pikë. Janë gjithsej pesë fitore të arritura në transfertë, që mbajnë një peshë të madhe të pikëve aktuale të ekipit. Dy fitore janë arritur ndaj Laçit me shifra identike 0-1. Nga një herë kanë mposhtur Vllazninë dhe Kukësin, teksa regjistroj­në edhe një fitore spektakola­r 23 ndaj Kastriotit në Kamzë. Ndaj Bylisit, me të cilin luan sërish në transertë, rrogozhina­sit kanë arritur të marrin një barazim. Dy pikë të tjera janë arritur në “Niko Dovana” përballë Teutës dhe Erzenit, teksa edhe Partizanit skuadra e Tetovës i rrëmbeu një barazim në Tiranë. TIFOZËT

Nisur nga statistika­t për t’u vlerësuar dhe ecuria e mirë e skuadrës së tyre, tifozët e Egnatias janë mobilizuar gjithnjë, herë-herë duke dalë edhe jashtë mundësive të tyre financiare për ta ndjekur skuadrën në çdo stadium ku luan. Skënder Alushi, drejtuesi i tifozëve të Egnatias, bën me dije se do të ketë një organizim drejt Ballshit, ku pritet të shkojnë një numër prej rreth 100 tifozësh në mbështetje të skuadrës në një transfertë shumë delikate, që luhet të premten në orën 13:00, ku duhet me patjetër fitorja në rast se rrogozhina­sit duan të mbajnë ritmin e kryesuesve. Siç dihet, objektivi i Egnatias në këtë sezon është kualifikim­i në Europë. Rrogozhina­sit janë një nga klubet më të rregullta për sa i përket infrastruk­turës, si dhe financave, ku një pjesë e mirë e klubeve nuk kanë gjetur stabilitet­in e duhur. F.EFICA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania