Panorama Sport (Albania)

"Pazar" te Dinamo Brest, vjen mesfushori David Ivan

-

David Ivan është lojtari më i ri i Dinamos. Ai do të plotësojë një nga vendet që klubi kryeqyteta­s kishte lënë të lira në listën e federimeve. Palët kanë arritur akordin dhe futbollist­i nga Sllovakia ndodhet tashmë në Tiranë, është bashkuar me skuadrën e tij të re dhe ndoshta mund të luajë që në fundjavë ndaj Tomorit. Bëhet fjalë për një lojtar që sportivish­t është rritur te Sampdoria në Itali, te moshat e saj, më pas ka qenë pjesë e Barit dhe Kievos në vendin fqinj, ndërsa që prej vitit 2021 ai është aktivizuar në Bjellorusi me Dinamo Brest. Te Dinamo e shohin si një përforcim me vlera, një lojtar që ka pasur aktivizim të rregullt kohët e fundit dhe që pritet të jetë pjesë e rëndësishm­e e skuadrës edhe sezonin e ardhshëm në Superiore, gjithmonë nëse kryeqyteta­sit ngjiten. Ivani luan në pozicionin e mesfushori­t shkatërrue­s, por edhe në role të tjera në mesfushë. Drejtuesit blu kanë qenë në kërkim të një mesfushori qendre dhe kanë konkluduar tashmë me sllovakun 27-vjeçar.ai ka luajtur edhe me kombëtaret e moshave të Sllovakisë, deri tek U-21, ndaj dhe mendohet se ka një bagazh të konsiderue­shëm për ta ndihmuar Dinamon në vazhdim. Detajet e kontratës së tij me blutë do të mësohen ditët në vazhdim. Në merkaton e dimrit kryeqyteta­sit bënë edhe disa afrime të tjera, por vetëm mbrojtësi Zhivanaj ka zënë vend në formacion. Sulmuesi Amarildo Gjoni nuk është ende në kondicioni­n e duhur fizik, kurse Alen Ndreu më shumë është aktivizuar me ekipet e moshave. Babakar Fall luajti ndaj Skënderbeu­t, ku shënoi edhe golin e barazimit, kurse në Burrel nuk u aktivizua. F.RUPI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania